Indiani gëlltiti 39 monedha dhe 37 magnete - mjekët u tronditën kur mësuan arsyen e 'fortë' pse e bëri këtë gjë ai

Një burrë i paidentifikuar u shfaq në një spital në New Delhi duke u ankuar për dhimbje barku dhe të vjella, të cilat kishin zgjatur për njëzet ditë.
Pas i bënë një radiografi pacientit, mjekët kanë mbetur pa fjalë! Ata vunë re se zorra e hollë ishte bllokuar nga një tufë objektesh të huaja dhe u urdhërua menjëherë një operacion.
Nga trupi i pacientit janë hequr 39 monedha dhe 37 magnete që kanë shkaktuar pengesa në zorrë. Disa nga magnetët kishin formë si zemra, trekëndësha, yje dhe sfera.
Burri 26-vjeçar kaloi shtatë ditë në spital duke u rikuperuar nga procedura para se të lirohej në shtëpi.
Ai pranoi se prej ditësh kishte gëlltitur objekte metalike, duke besuar se kjo do të “rriste nivelin e zinkut në trupin e tij”.
I riu është i angazhuar në ‘bodybuilding’ dhe ka dëgjuar se “zinku ndihmon me këtë”, raporton nypost.
Ekspertët theksojnë se konsumimi i kësaj sasie metali mund të shkaktojë helmim nga zinku, madje edhe vdekje. /Telegrafi/









































