LAJMI I FUNDIT:

Indiana ndërprenë serinë e mirë të Miamit, Cleveland humbet sërish (Video)

Indiana ndërprenë serinë e mirë të Miamit, Cleveland humbet sërish (Video)

Kambanat e alarmit vazhdojnë të dëgjohen te Cleveland.

Skuadra kampione e NBA-së humbi ndeshjen e saj të radhës në Teksas ndaj Houston Rockets 112-117, duke regjistruar disfatën e katërt në 5 ndeshjet e fundit, e duke bërë që të dobësohen pozitat në krye të Konferencës së Lindjes.


Në “Toyota Center” të Teksasit, ai që e drejtoi Houstonin drejt kësaj fitoreje ishte i zakonshmi James Harden, që e mbylli sfidën me 38 pikë, 10 topa në tabelë dhe 11 asiste. Për më tepër, kjo ndaj Cavaliers ishte ndeshja e 31-të në këtë sezon, që Harden e mbyll me më shumë se 30 pikë personale të shënuara.

Në krahun tjetër, LeBron James shënoi 30 pikë, por në fund u detyrua të pranojë humbjen e duelit me Harden.

Fitore shënoi edhe Boston Celtics, që në “TD Garden” likuidoi Chicago Bulls, që tashmë duket se është në rënie të lirë. Bostoni e vendosi diktatin e tij në këtë takim që në periodën e parë, të cilën e fitoi 22-9, për të mbyllur më pas sfidën me rezultatin 100-80, transmeton TCh.

Thomas shënoi 22 pikë për Bostonin, ndërkohë që Wade dhe Butler nga Chicago ishin në një ditë të errët dhe u larguan nga parketi me vetëm 13 pikë të shënuara secili.

Në ndeshjet e tjera të NBA-së, Miami humbi në parketin e Indianës 98-102, duke ndërprerë serinë e katër fitoreve radhazi; Portland fitoi ndaj Phoenix në Arizona 110-101, Brooklyn mundi New York 120-112, ndërsa Philadelphia triumfoi ndaj LA Lakers 118-116.

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori