LAJMI I FUNDIT:

Indeksi i demokracisë: Serbia ka rënie në krahasim me vitin e kaluar

Indeksi i demokracisë: Serbia ka rënie në krahasim me vitin e kaluar

Serbia është përsëri në kategorinë e “demokracive të mangëta”, në vendin e 66-të dhe rënia e rezultatit mesatar në krahasim me vitin e kaluar është 0.19, e cila është rënia më e madhe në një vit që nga viti 2006, sipas një raporti të ri të The Economist – Njësia e Inteligjencës (EIU).

Raporti “Në sëmundje dhe në shëndet?” përfshiu 167 vende, të cilat u vlerësuan në 60 tregues në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi, funksionimi i qeverisë, kultura politike demokratike dhe liritë civile, transmeton Telegrafi.

Vendet ndahen në katër kategori: “demokraci të plota”, “demokraci të mangëta”, “regjime hibride” dhe “regjime autoritare” dhe vlerësohen nga 0 – regjime autoritare, në 10 – demokraci e plotë.


Serbia mori një total prej 6.22 pikësh (nga maksimumi prej 10), që është më pak se raporti i vitit të kaluar kur ajo kishte një rezultat prej 6.41, por mbajti të njëjtin vend të 66-të, para Paraguait dhe Sri Lanka, dhe prapa Lesoto dhe Indonezias.

Nga vendet në rajon, Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Shqipëria klasifikohen si “demokraci të mangëta”, ndërsa Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut vlerësohen si “regjime hibride”.

Ndryshe, e para në listë është Norvegjia dhe e fundit është Koreja e Veriut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori