LAJMI I FUNDIT:

Incizimet e para të Diellit në formatin tredimensional

Incizimet e para të Diellit në formatin tredimensional

NASA për herë të parë ka publikuar fotografitë dhe incizimet tredimensionale (3D) të Diellit, të cilat mundësojnë të shohim tërë sipërfaqen e yllit të mesëm të sistemit tonë planetar.

Incizimet e Diellit janë bërë falë dy sondave STEREO të cilat kanë incizuar Diellin nga dy anë të ndryshme.

Shkencëtarët e NASA-s kanë theksuar se këto fotografi dhe incizime, të cilat shfaqin Diellin nga pjesa e përparme dhe pasme, do të mundësojnë avancim në prognozimin e kushteve kozmike dhe ndikimit të tyre në Tokë, por edhe do të ndihmojnë shumë gjatë dërgimit të misioneve të ardhshme.

“Për herë të parë në histori mund të shohim veprimet diellore në pamjen brilante tredimensionale”, ka thënë Angelos Vourlidas, anëtar i ekipit të shkencëtarëve të cilët përcjellin sondat stereo.


Shkencëtari i NASA-s Madhulika Guhathakurta ka theksuar se falë sondave tani mund “të fluturojnë rreth Diellit për të parë se çfarë ndodhë pas horizontit, por pa dalë prej zyrës”.

Ai ka shtuar se më e rëndësishmja është se prej tani e tutje mund të shihet se çfarë ndodhë në pjesën e prapme të Diellit, e cila pa sondat nuk ka qenë në dispozicion të shkencëtarëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump i goditi me tarifa ishujt e banuar vetëm nga pinguinë dhe foka, ministri i tij shpjegon pse

Trump i goditi me tarifa ishujt e banuar vetëm nga pinguinë dhe foka, ministri i tij shpjegon pse

Botë
Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat

Botë
Britanikët duhet të përgatisin 'paketë mbijetese' 72 orëshe, Putini planifikon sabotimin e tubacionit të gazit

Britanikët duhet të përgatisin 'paketë mbijetese' 72 orëshe, Putini planifikon sabotimin e tubacionit të gazit

Evropa
Austria mbyll disa pika kufitare me Hungarinë dhe Sllovakinë për shkak të shpërthimit të sëmundjes te

Austria mbyll disa pika kufitare me Hungarinë dhe Sllovakinë për shkak të shpërthimit të sëmundjes te "kafshët dythundrake"

Evropa
Gjermania nuk kryeson më renditjen e BE-së në kërkesat për azil

Gjermania nuk kryeson më renditjen e BE-së në kërkesat për azil

Evropa
Hamasi sulmon Izraelin me

Hamasi sulmon Izraelin me "një breshëri raketash"

Botë
Kalo në kategori