I rikthyer në Shqipëri si eurodeputet, Fredi Beleri foli në A2 CNN në një intervistë. Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, sulmon kryeministrin Edi Rama, teksa flet edhe për takimin e munguar në Tiranë.
Sipas tij takimi me kreun e qeverisë shqiptare ishte në agjendë, por thotë se nuk e di dhe nuk ka rëndësi pse nuk u realizua.
“Ishte në agjendë, para dy-tre ditësh. Dje nuk u bë takimi, por nuk e di dhe nuk ka rëndësi se puna që duhet të bënte delegacioni në BE u krye. Unë kam takuar miqtë e mi. Kam bërë takime informale”, tha ai.
Sikurse kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, edhe Fredi Beleri i cilëson sulmet me vezë dhe kos ndaj tij si reagime me skenar dhe regji dhe thotë se nuk i priste.
“Nuk i prisja këto reagime. Nuk ishin rastësore, kishin një skenar e regji. Regjisori i bën dëm Shqipërisë. Unë nuk kam pësuar gjë. Unë kam ndenjur 16 muaj në qeli dhe nuk kam frikë nga një vezë e kos. Dhe ai që u frymëzua nuk bëri mirë”, u shpreh Beleri për A2.
I pyetur për marrëdhëniet me Greqinë, Beleri thekson se ato nuk janë në nivelin më të mirë teksa shprehu gatishmërinë për rregullimin e tyre nëse i kërkohet.
“Nuk besoj se janë në nivelin e duhur. Janë përmirësuar nga periudha që unë isha në burg, por besoj se ka shumë për të dëshiruar dhe duhet sa më shpejt të rregullohen”, theksoi ai për A2.
Për punimet e komitetit të stabilizim asocimit Shqipëri-BE të cilat u përmbyllën pa rezolutë të përbashkët për shkak të opozita dhe mazhoranca nuk gjetën dakordësi, eurodeputeti Beleri deklaroi në A2, votën e tij pro dhe shprehu dëshirën për integrimin e Shqipërisë në BE, teksa justifikoi opozitën për votën kundër.
“Unë votova sot rezolutën, unë isha pjesë e Partisë Popullore dhe vota ime ishte pro rezolutës së PE. Unë jam shtetas shqiptar e grek kam dëshirë që Shqipëria të integrohet në BE. Kam shtëpinë dhe biznesin në Himarë. Vendi i Shqipërisë është në BE. Këto dy ditë të gjithë palët shprehën dëshirën për emigrimin e Shqipërisë në BE. Problemet dihen. Opozita është përjashtuar nga parlamenti dhe gjeti një mënyrë për të reaguar”.
Akuzat ndaj tij për vjedhje votash, Beleri iu përgjigj: “PS nuk ka të drejtë të flasë për vjedhje votash se është provuar që është partia që vjedh zgjedhjet”.
Sipas tij në qeverisjen Rama, Shqipëria ka bërë hapa mbrapa dhe kjo faktohet, thekson ai, me largimin e mbi 400 mijë shqiptarëve nga vendi në këto vite. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?