LAJMI I FUNDIT:

Incidente midis mbështetësve të qeverisë dhe opozitës pas zgjedhjeve në Mal të Zi

Incidente midis mbështetësve të qeverisë dhe opozitës pas zgjedhjeve në Mal të Zi
Festa pas zgjedhjeve në Mal të Zi | Foto: Filip Filipovic/Getty Images/Guliver

Në Podgoricë të Malit të Zi, të hënën vonë, pati përleshje midis mbështetësve të qeverisë dhe opozitës, të cilët festonin fitoren në zgjedhje.

Policia reagoi, për të penguar konfrontimet e mëtejshme.

Në vendin e incidenteve, në qendër të qytetit, u panë edhe auto-ambulanca.


Policia ende nuk ka njoftuar nëse ka të lënduar.

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi u mbajtën më 30 gusht dhe, sipas rezultateve paraprake, ato u fituan nga partitë opozitare, të cilat janë pro-serbe dhe pro-ruse.

Pas incidenteve, udhëheqësi i koalicionit opozitar “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, Zdravko Krivokapiq, u bëri thirrje mbështetësve që të festojnë në shtëpi.

Çfarë ndodh pas zgjedhjeve në Mal të Zi?
Lexo po ashtu Çfarë ndodh pas zgjedhjeve në Mal të Zi?

“Ne nuk qëndrojmë pas asnjë tubimi, nuk duam trazira, nuk duhet të irritojmë askënd. Le të qëndrojmë të qetë, le të qëndrojmë në shtëpi”, tha ai përmes një postimi në Facebook.

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), e cila aktualisht është në pushtet, tha se mbështetësit e opzoitës, në disa qytete të Malit të Zi, kanë organizuar tubime, gjatë të cilave, “qytetarët janë provokuar në mënyrë agresive, me parulla nacionaliste”.

DPS tha se do të informojë Misionin Monitorues të OSBE-së dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë për incidentet.

Jashtë Podgoricës, mbështetësit e opozitës organizuan tubime edhe në qytete të tjera të Malit të Zi: Tivar, Bijello Pole, Berane dhe Danillovgrad. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
'I çmendur dhe i rrezikshëm' - Plani i Trumpit për Gazën dënohet nga aleatët dhe kundërshtarët

'I çmendur dhe i rrezikshëm' - Plani i Trumpit për Gazën dënohet nga aleatët dhe kundërshtarët

Amerika
Trump thotë se SHBA-të do të marrin

Trump thotë se SHBA-të do të marrin "zonën e shkatërruar" të Gazës dhe do ta bëjnë atë "rivierën e Lindjes së Mesme"

Azia
Trump akuzohet se ka bërë thirrje për ‘spastrim etnik’

Trump akuzohet se ka bërë thirrje për ‘spastrim etnik’

Amerika
Të shtëna armësh në Bruksel, persona me kallashnikov shtien në afërsi të metrosë – policia në kërkim të dyshuarve

Të shtëna armësh në Bruksel, persona me kallashnikov shtien në afërsi të metrosë – policia në kërkim të dyshuarve

Evropa
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri

Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri

Amerika
Jordania dhe Egjipti kundërshtojnë planin e Trumpit për zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës

Jordania dhe Egjipti kundërshtojnë planin e Trumpit për zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës

Azia
Kalo në kategori