Incidente gjatë zgjedhjeve në disa komuna – sulme ndaj zyrtarëve, cenim i fshehtësisë së votimit dhe arrestime

Gjatë ditës së zgjedhjeve në Kosovë janë raportuar disa incidente të cilat kanë çuar në arrestime nga ana e Policisë së Kosovës. Incidentet kanë ndodhur në disa komuna të vendit dhe përfshijnë sulme ndaj personave zyrtarë, cenim të fshehtësisë së votimit dhe nxitje të urrejtjes.
Në Podujevë, një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor gjatë procesit të votimit. I dyshuari nuk kishte respektuar urdhrat e policisë dhe për këtë arsye është ndaluar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Në Prishtinë, dy persona janë arrestuar për vendosjen e disa pamfleteve të lidhura me zgjedhjet, të cilat nxisnin urrejtje dhe mosdurim. Pas ndalimit, ata janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Në Fushë Kosovë është ndaluar një person i dyshuar për cenimin e të drejtës për të kandiduar. Pas intervistimit, ai është liruar dhe do të përballet me procedurë të rregullt.
Dy raste të cenimit të fshehtësisë së votimit janë raportuar në Gjilan dhe Vushtrri, ku dy persona janë arrestuar për këtë vepër. Njëri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Një tjetër rast i sulmit ndaj një personi zyrtar është raportuar në Gjilan, ku një qytetar ka tentuar të hyjë në një qendër votimi pas orarit të mbylljes dhe ka refuzuar urdhrat e policisë. Pas tentativës për të sulmuar një zyrtar policor, ai është ndaluar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës ka bërë thirrje për respektim të rregullave zgjedhore dhe ka theksuar rëndësinë e një procesi të qetë dhe të ligjshëm për të garantuar një mjedis demokratik gjatë zgjedhjeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Osmani pasi takoi Trumpin: SHBA-të mbeten aleati më i rëndësishëm i Kosovës

Meta flet nga burgu: Do të zgjidhem deputet me një rezultat historik që LSI s’e ka parë kurrë

Tërmet në Shqipëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar