LAJMI I FUNDIT:

Incident i ri në Detin e Kuq pranë Jemenit – Houthit dyshohet se goditën me raketë një anije panameze

Incident i ri në Detin e Kuq pranë Jemenit – Houthit dyshohet se goditën me raketë një anije panameze
Ilustrim

(E plotësuar) Firma britanike e sigurisë detare Ambrey thotë se një cisternë me flamur të Panamasë është qëlluar në afërsi të qytetit port të Adenit në Jemen.

Cisterna “gabimisht ishte në shënjestër” pasi ajo kohë më parë ishte pronë e një kompanie britanike ndërsa së fundi është blerë prej panamezëve, raporton skynews.

Incident i ri në Detin e Kuq pranë Jemenit – Houthit dyshohen se shkrepën një raketë drejt anijes


Agjencia e Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) thotë se ka marrë një raport për një incident të ri në Detin e Kuq pranë Jemenit.

Incidenti ndodhi 90 milje detare në juglindje të Adenit, njoftoi më parë UKMTO.

Në atë që duket të jetë një përditësim i ri, agjencia thotë se ka marrë informacione që raketa është lëshuar drejt një anijeje, duke mos treguar se kujt i takonte anija gjersa dyshohet se aktin e kanë kryer rebelët jemenas të Houthit.

Të gjitha lajmeve rreth sulmeve ndaj Houthive
Lexo po ashtu Të gjitha lajmeve rreth sulmeve ndaj Houthive

Raketa ra në det, gjegjësisht rreth 400 deri në 500 metra larg anijes ndërsa u monitorua nga tre anije të vogla, njoftoi agjencia.

Nuk pati të lënduar apo dëme ndërsa agjencia tha se po vazhdon me hetime më të thella, raporton skynews.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Britania e Madhe ka nisur sulmet ajrore ndaj rebelëve jemenas, Houthive, pasi këta të fundit kishin grabitur anije ndërkombëtare që bartnin mallra dhe karburante. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë është virusi i Sudanit dhe kush duhet të jetë i shqetësuar?

Çfarë është virusi i Sudanit dhe kush duhet të jetë i shqetësuar?

Botë
Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Amerika
Shefi i Pentagonit thotë se SHBA nuk do të vendosë trupat e saj - si pjesë e ndonjë misioni paqeruajtës - në Ukrainë

Shefi i Pentagonit thotë se SHBA nuk do të vendosë trupat e saj - si pjesë e ndonjë misioni paqeruajtës - në Ukrainë

Botë
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Botë
Dy dronë rusë u rrëzuan në Moldavi pasi shkelën hapësirën e saj ajrore - mediat sjellin detajet

Dy dronë rusë u rrëzuan në Moldavi pasi shkelën hapësirën e saj ajrore - mediat sjellin detajet

Botë
Turqia gjobit Adidas-in me 15,000 dollarë për këpucët e lëkurës së derrit

Turqia gjobit Adidas-in me 15,000 dollarë për këpucët e lëkurës së derrit

Turqia
Kalo në kategori