LAJMI I FUNDIT:

Incident në burgun e Idrizovës në Shkup

Incident në burgun e Idrizovës në Shkup

Sot gjatë ditës disa media kishin njoftuar se tre të burgosur ishin ngjitur në kulmin e burgut të Idrizovës në Shkup dhe kanë hudhur në tokë dhe nëpër oborrin e burgut tjegulla qeramike, në shenjë revolte pasi drejtori nuk kishte pranuar të takohet me ta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i Burgjeve të Maqedonisë, Jovica Stojanoviq e ka konfirmuar rastin por për të njejtin ka thënë se do të shqyrtohet si rast edhe më tej dhe se pret njoftim zyrtar nga drejtori i burgut të Idrizovës, Qerim Mahmuti.

Përndryshe ky burg është një ndër burgjet më të mëdha në vend dhe shpesh herë ndodhin incidente. /Telegrafi/