Komuniteti Mysliman Shqiptar ka dhënë detaje për inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë, ku pritet të jenë prezentë kryeministri Edi Rama dhe Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.
Ajo që bie në sy është mungesa e kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili do të zëvendësohet nga Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja, i cili do të jetë gjithashtu edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës turke, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej.
Shpesh here i akuzuar si “Gylenist” dhe i kontestuar nga një pjesë e komunitetit mysliman që mbështet tezat e shtetit turk, Kryemyftiu i Shqipërisë duket se është “mënjanuar” nga ky organizim që është një nga më të rëndësishmit dhe i aq shumë i pritur nga besimtarët mysliman.
Ai gjithashtu nuk është pjesë e bordit të administrimit të xhamisë, kreun e të cilit e ka marr një person mesa duket i besuar i palës turke dhe i Presidentit Erdogan.
“Dhurata me kushte” e shtetit turk pritet të hapet pas zvarritjeve të mëdha të cilat nuk janë shpjeguar në asnjë rast nga zyrtarë të lartë në Shqipëri ose Turqi.
Për më tepër, drejtimin e xhamisë, në të cilën 10,000 besimtarë do të mund të falin namazin në të njëjtën kohë, e që puna nisi që në vitin 2015-të, do ta marrë imami turk Enes Bastur, i cili vetë ka njoftuar lajmim përmes një postimi në rrjetet sociale.
Kujtojmë se në mars të këtij viti, polemikat kanë vazhduar rreth zgjedhjes së Bujar Spahiut si kreu i ri i Komunitetit Mysliman Shqiptar, pasi një grup besimtarësh protestuan jashtë godinës së Medresesë së Tiranës ku po mbahej votimi.
Spahiu fitoi një mandat të dytë si kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar – organizata kombëtare zyrtare e financuar nga shteti që përfaqëson myslimanët e vendit – me 84 vota nga 92 anëtarë që morën pjesë, pavarësisht pretendimeve të kundërshtarëve se ai mbështet klerikun Fethullah Gulen.
Gylen kërkohet nga autoritetet e Ankarasë me pretendimin se drejton një organizate terroriste përgjegjëse për një përpjekje të dështuar për grusht shteti në vitin 2016. Turqia e përshkruan rrjetin e Gylenit si Organizata Terroriste Fetullahiste, ose FETO.
Protestuesit në Tiranë mbanin pankarta me slogane si “Gylenistët të ndalojnë pushtimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë” dhe “Të shpëtojmë Komunitetin Mysliman të Shqipërisë nga tentakulat e FETO”.
Sipas një studim të vitit 2021 nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, tensionet midis grupeve të ndryshme të myslimanëve shqiptarë nuk janë të përhapura, por ato kanë potencialin të shkaktojnë dëme në të ardhmen.
Megjithatë dje në mbrëmje Komuniteti Mysliman ka shprehur falënderimet për “popullin turk dhe presidentin Erdogan, si edhe kryeministrin e Shqipërisë që bënë të mundur realizimin e kësaj ëndrre të besimtarëve myslimanë shqiptarë.”
“Këtu veçojmë gjithashtu ndërveprimin e shkëlqyer të qeverisë shqiptare dhe asaj turke, ndërveprim i cili ka qenë deciziv në realizimin e kësaj vepre madhështore për popullin dhe kryeqytetin shqiptar. Një falënderim vëllazëror u shkon të gjithë atyre që e ndërtuan Xhaminë tonë të Madhe me mendjet e duart e tyre të arta”, thuhet në njoftim.
“Xhamia nuk do të jetë thjeshtë një vendfalje, por një kompleks multifunksional që do t’u shërbejë edhe qytetarëve të tjerë, sikurse edhe turistëve. Falënderojmë Zotin që bëri të mundur arritjen e kësaj dite të shënuar! Inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë do të bëhet ditën e enjte, 10 tetor 2024,” mbyll njoftimin Komuniteti Mysliman. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë – rastet po hetohen
VLEN: Dënojmë provokimet që vështirësojnë dinamizimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025