Inatet ndërmjet partive politike në Kosovë po pamundësojnë ratifikimin e marrëveshjeve financiare ndërkombëtare, thonë përfaqësues të bizneseve.
Sipas tyre, mosratifikimi i këtyre marrëveshjeve po pamundëson zbutjen e problemeve ekonomike dhe sociale me të cilat po përballet vendi.
Në dy nga seancat e kaluara, të mbajtura më 11 qershor dhe më 23 qershor, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave për, prej 2/3 të deputetëve të pranishëm, për ratifikimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare.
Marrëveshjet ndërkombëtare financiare, të cilat nuk janë ratifikuar në këto dy seanca kanë të bëjnë me fuqizimin e sektorit financiar pas humbjeve që janë shkaktuar nga pandemia COVID-19, si dhe marrëveshje tjera për projekte që kanë të bëjnë me trajtimin e ujërave të zeza.
Në pritje për t’i dërguar në kuvend për ratifikim janë edhe disa marrëveshje tjera ndërkombëtare financiare, të cilat kanë të bëjnë me përballimin me situatën shëndetësore dhe ekonomike, të shkaktuar nga përhapja e sëmundjes COVID-19. Këto marrëveshje ende nuk janë shqyrtuar për t’u vënë në rend dite në seancat parlamentare nga kryesia e Kuvendit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, këto marrëveshje kapin vlerën e rreth 300 milionë euro.
Kryetari i Odës së Afarizmit në Kosovë, Skënder Krasniqi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se nëse vazhdojnë inatet politike mes partive në opozitë dhe atyre në pushtet, ekonomia do të dëmtohet edhe më shumë.
Ai thotë se ekonomia e Kosovës po kalon në një fazë të vështire dhe nëse nuk do të arrihet të merren këto fonde që vijnë nga ratifikimi i këtyre marrëveshjeve, atëherë rimëkëmbja ekonomike do të jetë e pamundur.
“Ne po shohim një inati të madh mes subjekteve politike pas situatave të krijuara pas rrëzimit të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti dhe krijimit të qeverisë së re të udhëhequr nga Avdullah Hoti. Por, partitë politike duhet të dinë se këto marrëveshje kanë të bëjnë për përkrahje me qytetarët dhe bizneset dhe duhet të ratifikohen. Nga mosratifikimi i këtyre marrëveshjeve po pësojnë qytetarët, të cilët votuan këto subjekte”, thotë Krasniqi.
Partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nuk kanë dhënë mbështetjen e tyre për ratifikimin e këtyre marrëveshjeve.
Hekuran Murati, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, njëherësh kryetar i Komisionit për buxhet dhe financa në Kuvendin e Kosovës, pati thënë në seancën e kuvendit se nuk mund të marrin pjesë në votim për një marrëveshje që, siç thotë ai, “i mundëson një qeverie jolegjitime që të shpenzojë dhe të fusë vendin në obligime afatgjate”.
“Për më tepër, kur është rrëzuar në mes pandemisë një qeveri që kishte legjitimit të plotë popullor, u patën siguruar 82 vota, mendoj që barra duhet të bie mbi qeverinë që të sigurojë këto vota”, thotë Murati.
Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka akuzuar partitë në pushtet për mungesë të bashkëpunimit.
“Prioritetet i keni pasur të gabuara. Nuk i keni sjellë në kohë për miratim nuk keni ofruar bashkëpunim për temat e rëndësishme në këtë kuvend”, thekson Hamza, duke shtuar se nuk do të marrin pjesë në votimin e këtyre marrëveshjeve.
Berat Rukiqi, kryetar në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), thotë se pjesë e rëndësishme e rimëkëmbjes ekonomike janë edhe ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Sipas tij, deputetët duhet ta dinë rëndësinë e këtyre marrëveshjeve dhe t’i votojnë ato.
“Interesi për të rimëkëmbur ekonominë e tejkalon çdo agjendë partiake dhe nuk duhet të jetë pjesë e luftës politike ditore. Kam thënë që deputetët nuk e kuptojnë se si ndihet një pronar biznesi apo ndërmarrës, i cili fundin e muajit e pret me shumë probleme financiare duke e ditur që ka një rritje të obligimeve”, thotë Rukiqi.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se shpreson që në seancën e radhës, këto marrëveshje do të trajtohen me prioritet.
“Në pritje për ratifikim në Kuvendin e Kosovës janë marrëveshjet që kapin shumën prej 60.2 milionë eurosh. Por, kemi edhe një numër të marrëveshjeve ndërkombëtare, huave që jemi duke i negociuar dhe duke nënshkruar, dhe sipas procedurave të gjitha janë duke u përcjellë në Kuvend”, ka thënë Bajrami.
Ende nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.
Të hënën e kaluar një takim i kryesisë së Kuvendit të Kosovës ishte anuluar pa ndonjë arsye. Po të njëjtën ditë ishte kërkuar që të bëhej testimi i stafit të kuvendit për COVID-19, pasi që sekretari i përgjithshëm në Kuvendin e Kosovës, Ismet Krasniqi, dhe deputeti Arben Gashi kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus.
Mosmiratimi i projektligjeve për ratifikimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare pati nxitur reagimin e ambasadorit të Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt. Ai pati kritikuar Kuvendin e Kosovës për këtë gjë.
“Fjala zhgënjim është shumë diplomatike. A do ta shohim së shpejti Kuvendin e Kosovës duke punuar? Kjo kishte të bënte me paketat e ndihmës për shtetin dhe popullin”, pati shkruar Heldt në Twitter.
Ai i ka bërë këto komente, ndërkohë që edhe shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, ishte shprehur “e zhgënjyer” që Kuvendi nuk i kishte miratuar këto legjislacione.
Mekanizmat financiarë ndërkombëtarë në raportet e tyre të publikuar për efektet e pandemisë në ekonominë e Kosovë, kanë vlerësuar se janë shkaktuar dëme të mëdha.
Banka Botërore në raportin e saj ka paraparë një rënie ekonomike prej 4.5 për qind në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Pesë arsye pse janari konsiderohet muaji më i “gjatë” i vitit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?