Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka mbajtur Kuvendin e Përgjithshëm Vjetor ku kanë marrë pjesë delegatët nga Komunat e Republikës së Kosovës dhe Kryetarët e Komunave.
Kuvendi me shumicë votash ka zgjedhur Kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti për Kryetar të Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Ushtruesi i deritashëm i detyrës së Kryetarit të AKK-së Xhafer Gashi hapi punimet e Kuvendit, ndërsa me shumicë votash janë aprovuar raportet vjetore 2019 dhe planifikimet për 2020.
Mbajtja e këtij Kuvendi ishte paraparë të mbahet në muajin mars por u shty për shkak të pandemisë COVID-19.
“Kuvendi i Përgjithshëm Vjetor i AKK-së sot debatoi për raportet vjetore të punës për vitin 2019 si dhe shqyrtoi Planin e Punës së AKK-së për vitin 2020 si dhe për çështjet e lobimit në interes të Komunave të Kosovës gjatë këtij viti.
Gjatë paraqitjes së Raportit të Punës të AKK-së për vitin 2019, u.d. kryetari Xhafer Gashi, ndër të tjera, tha se “edhe gjatë vitit 2019, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka punuar në funksion të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të komunave, ofrimit të shërbimeve të avancuara dhe përmirësimit të performancës së komunave, konsolidimit dhe fuqizimit të strukturave të reja të AKK-së dhe performancës së mirë financiare. Këto aktivitete janë të bazuara në Planin Strategjik të AKK-së për vitin 2016-2020, Planin Vjetor 2019 si dhe në agjendën legjislative të Qeverisë dhe Parlamentit si dhe prioritetet e përcaktuara vjetore nga strukturat udhëheqëse””, thuhet në njoftimin për media.
Ai poashtu shtoi se “AKK-ja është kyçur në agjendë legjislative të Qeverisë e Kuvendit të Kosovës duke qenë pjesë e grupeve punuese në shqyrtimin e projektligjeve dhe akteve tjera ligjore në ekzekutiv dhe ka marrë pjesë në trupat e Parlamentit në takime dhe në disa dëgjime publike për të mbështetur qëndrimet dhe interesat e komunave të Republikës së Kosovës. Për vitin 2019,
Qeveria e Kosovës kishte miratuar Programin Legjislativ duke përfshirë 74 Projektligje, prej të cilave AKK-ja, ka përzgjedhur 22 projektligje, të cilat rregullojnë kompetencat apo paraqesin detyrime për nivelin lokal.
Më tej në njoftim thuhet se në këtë periudhë lobimi, AKK-ja ka qenë e përqendruar në: Projekt – Ligji për Financat e Pushtetit Lokal, Projekt – Ligji mbi Partneritetin Publiko – Privat (PPP), Projekt – Ligji për Pyjet, Projektligji për Ndërmarrjet Publike dhe Projektligjet për Inspektime.
Nga kërkesat, rekomandimet dhe propozimet e AKK-së për nivelin qendror, 70 % e rekomandimeve dhe propozimeve të AKK-së janë inkorporuar në projektligje dhe akte tjera ligjore derisa targeti ynë ishte 60%. Gjatë vitit 2019, AKK-ja ka vazhduar të mbaj kontakt dhe komunikim të vazhdueshëm me komunat. Në përgjithësi, komunave u janë dërguar 115 njoftime të ndryshme, raporte, kthim përgjigje, projekt-ligje, projekt-rregulloret, rekomandime, propozim qëndrime, etj.” – tha ndër të tjera kryetari Gashi.
Lidhur me zgjedhjen e Kryetarit të ri të AKK-s dhe plotësimin e Bordit të AKK-së, Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pasi falënderoi kryetarin Agim Veliu dhe zëvendëskryetari Xhafer Gashi për udhëheqjen e suksesshme të AKK-së, propozoi Kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti për kryetar të AKK-së dhe Sokol Haliti për anëtar të Bordit të AKK-së. Anëtarët e Kuvendit me shumicë votash zgjodhën Imri Ahmetin kryetar të AKK-së dhe plotësuan Bordin e AKK-së me kryetarin Sokol Haliti. Delegatët e Kuvendit të Përgjithshëm të AKK-së pas diskutimeve kanë aprovuar me unanimitet Raportet Vjetore të AKK-së për vitin 2018.
“Drejtori Ekzekutiv Sazan Ibrahimi paraqiti në pika të shkurtra planin e punës për këtë vit dhe format e lobimit në interes të komunave të Kosovës e i cili mori miratimin e delegatëve të Kuvendit të Përgjithshëm të AKK-së. Ibrahimi paraqiti katër objektivat e planit 2020 dhe projektligjet të cilat Asociacioni i Komunave të Kosovës me theks të veçantë do të fokusohet për të lobuar në drejtim të interesave të pushtetit lokal të Kosovës.
Në takimin e sotëm të Kuvendit të Përgjithshëm të AKK-së është debatuar edhe propozim-ndryshimi i kuotës së anëtarësisë. Pas diskutimeve, Kuvendi me shumicë votash ka miratuar propozimin e Bordit të AKK-së për rritjen e tarifës së anëtarësisë së komunave nga 0.10 cent për kokë banori sa është aktualisht, në 0.15 cent për kokë banori. Në këtë drejtim u tha se Asociacioni i Komunave të Kosovës ka si synim të vazhdueshëm ndërtimin e një sistemi të qëndrueshmërisë financiare që garanton ruajtjen e pavarësisë funksionale dhe statusore të saj. Poashtu gjatë këtyre viteve, AKK ka rritur gamen e shërbimeve në raport me komunat, duke shënuar një konsolidim tjetër sa i përket shërbimeve dhe aspektit organizativ në përgjithësi. Performanca e AKK-së në këtë drejtim është pritur dhe vlerësuar pozitivisht nga komunat anëtare, por edhe nga partneret tjerë të AKK-së”, thuhet në njoftim.
Kryetarët e Komunave me pas kanë debatuar për çështjet e lobimit në interes të Komunave të Republikës së Kosovës, ku me pas Kuvendi me shumicë votash ka miratuar edhe Deklaratën e Politikave Lokale në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!