LAJMI I FUNDIT:

Imazhe të reja të Mercedes GLC tërësisht elektrik – kur do të debutojë?

Imazhe të reja të Mercedes GLC tërësisht elektrik – kur do të debutojë?

Imazhet e reja të Mercedes GLC tërësisht elektrik janë shfaqur, duke zbuluar më shumë detaje rreth SUV-it të ri që do të mbërrijë në vitin 2026.

Ndryshe nga fotot e prototipeve që kemi parë më parë, këto imazhe të reja zbulojnë një veturë që është shumë më afër prodhimit, me një seri ndryshimesh mjaft thelbësore në dizajnin e pjesës së përparme, përcjell Telegrafi.

Pavarësisht se quhet GLC, ky variant i ri elektrik nuk do të zëvendësojë modelin ekzistues me energji djegieje.


Modeli i ri pritet të ketë një arkitekturë elektrike 800 V, ashtu si Porsche Macan Electric, e cila do t’i ndihmojë si me karikimin ashtu edhe me performancën.

Pritet që GLC e re elektrike të zbulohet në fund të vitit 2025 ose në fillim të 2026, me prodhimin që do të fillojë më vonë atë vit. /Telegrafi/