LAJMI I FUNDIT:

Imagjinoni Ballkanin pa ballkanizim

Imagjinoni Ballkanin pa ballkanizim

Leonid Bershidsky

Pothuajse dy dekada pas përfundimit të luftës së fundit në Ballkanin Perëndimor, ka një shans që fjala “Ballkanizim” së shpejti të mos zbatohet më për rajonin. Së fundi, të gjitha vendet e formuara nga shpërbërja e Jugosllavisë, kanë një shans realist për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Por, që të zhbllokohet mundësia dhe për të gjetur paqe të qëndrueshme, duhet të zgjidhen disa konflikte të ndërlikuara. Ajo midis Serbisë dhe Kosovës, është më e ashpra mes tyre.

Në gusht, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe homologu i tij kosovar Hashim Thaçi, u shfaqën së bashku në një konferencë shtypi në Austri – diçka që ata kurrë nuk do ta bënin më parë – për të folur për një kompromis të mundshëm midis ish-shtetit mëmë dhe rajonit të shkëputur. Ky ishte një moment me shpresë, por të gjithë investuan në Ballkan dhe çdo komb i madh në Evropë plus SHBA, Kinë, do të duhet shumë më tepër durim përpara se shpresa të përkthehet në rezultate të prekshme.

BE është padyshim makina më e suksesshme e paqes në botë, me tendencën e saj për të fshirë kufijtë dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet pa përdorimin e forcës. Deri tani, vetëm dy vende të ish-Jugosllavisë, Sllovenia dhe Kroacia, janë bashkuar me Unionin. Në shkurt, Komisioni Evropian miratoi një dokument për t’i dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor një “perspektivë të besueshme” për t’u bashkuar me BE-në, duke caktuar vitin 2025 si data më e afërt. Ky ishte një vendim i rëndësishëm, por BE-ja nuk mund të zgjerohet më shumë. Domosdoshmëria bëri që Qeveria e Maqedonisë të përpiqet të zgjidhë grindjen e saj të gjatë me Greqinë, e cila pretendon emrin e vendit të ish-Jugosllavisë për rajonin e saj verior. Marrëveshja, e cila riemëron vendin në “Maqedoni Veriore”, është gati për një referendum më 30 shtator.

Serbia, një kandidate për anëtarësimin në BE, ka një problem edhe më të vështirë përpara saj. BE kërkon një “marrëveshje gjithëpërfshirëse, normalisht detyruese për normalizimin” me Kosovën, si kusht për t’u bashkuar. Edhe Kosova nuk mund të ecë përpara pa një marrëveshje të tillë. Bisedimet e normalizimit kanë vazhduar që nga viti 2011, dhe progresi ka qenë me ecje të ngadaltë. Kështu Federica Mogherini, zyrtarja më e lartë e politikës së jashtme të BE-së, inkurajoi krerët e dy vendeve të kërkonin një kompromis politik. Pengesat ishin të frikshme. Vuçiq vlerësoi kohët e fundit ish- presidentin jugosllav Slobodan Millosheviq, i cili vdiq në vitin 2006, ndërsa ishte në gjykim për krime lufte, si një “lider i madh”. Ai dhe Thaçi, ish-komandant i forcave guerile kosovare që luftuan kundër Millosheviqit, duhet të shtypin antipatitë e përbashkëta, vetëm për të folur për njëri-tjetrin.

Kujtimet e luftës Kosovë-Serbi, të cilat përfunduan në vitin 1999, janë ende të forta. Mandati i Mogherinit dhe ai i Komisionit Evropian të tanishëm, përfundon vitin e ardhshëm. Përveç kësaj, paqartësia për Komisionin dhe qëndrimi i saj mbi zgjerimin e BE-së, shton një ndjenjë urgjente për bisedimet. Pra, kur Vuçiqi dhe Thaçi u shfaqën së bashku, për të diskutuar një shkëmbim të mundshëm territorial, për të zgjidhur konfliktin e vjetër, ajo dukej paksa sikur gjërat do të mund të punonin më shpejtë. Kjo përshtypje ishte ndoshta e parakohshme. Kur pyeta ekspertët në Serbi dhe Kosovë ku qëndron procesi sot, ata qeshën. Çfarëdo që palët po diskutojnë, nuk është bërë asgjë publike.

Ideja që po fillon në media, në qarqet akademike dhe politike, është një shkëmbim territorial: toka e populluar kryesisht nga serbët në veri të lumit Ibër, në këmbim të Luginës me shumicë shqiptare të Preshevës. Është një koncept që kërcënon disa pjesë të Evropës. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka thënë se rindërtimi i kufijve “mund të kthejë shumë plagë të vjetra brenda popullsisë”. Kancelarja Angela Merkel, nga ana e saj, është përqendruar në paprekshmërinë e kufijve në Ballkanin Perëndimor. Më konkretisht, argumentet kundër lëvizjes së kufijve – të paraqitura në mënyrë të përmbledhur në Uashington kohëve të fundit, të botuara nga Judy Dempsey nga Carnegie Europe – përfshijnë, kërcënimin e një eksodi të pakicave nga territoret e shkëmbyera dhe shembulli i keq i një kufizimi sipas linjave etnike, do të ishte një precedent për popullsinë serbe dhe kroate si dhe Bosnjë dhe Hercegovinën, si dhe për shqiptarët në Maqedoni.

Kontradiktat që dëgjova nga kosovarët ishin bindëse për mua. Serbët dhe kosovarët që mbetën në anën “e gabuar” të kufirit pas luftës, kur u arratisën me qindra mijëra, dhe pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, nuk ka gjasa të gjejnë qetësi pas një marrëveshje normalizimi.

“Shumica e serbëve në Kosovë jetojnë në jug të Ibrit dhe nuk kanë pasur iluzione që nga viti 1999 – ata janë vendosur në mesin e shqiptarëve”, më tha këshilltari bashkiak i Prishtinës dhe analisti për politikat, Agon Maliqi.

Për sa i përket shqiptarëve të Maqedonisë dhe serbëve, si dhe kroatëve të Bosnjës, ata do të shkëputen bashkë me tokën e tyre dhe do të përpiqen të bashkohen me shtetet e tyre etnike.

“Serbia midis akterëve të tjerë duhet të ofrojë garanci për integritetin e Bosnje dhe Hercegovinës”, si pjesë e një marrëveshjeje për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, tha Bekim Çollaku, shefi i stafit të Thaçit. Nëse Serbia fiton anëtarësimin në union, “nuk mund ta imagjinoj një shtet anëtar të BE-së, që të bashkohet apo të zërë pjesë të një vendi tjetër”.

Diskutimi i bisedimeve të Serbisë dhe Kosovës është përqendruar në idenë e shkëmbimit territorial, falë insistimit taktik të ekipit të Thaçit, se asnjë skenar tjetër nuk është në tryezë. Kjo mund të jetë e vërtetë për tani, por në realitet ekzistojnë skenarë të tjerë dhe njihen në Prishtinë dhe në Beograd. Në këto opsione, komunat veriore të populluara nga serbët e Kosovës dhe Presheva me popullsi shqiptare, do të gëzonin autonomi të konsiderueshme dhe në të njëjtën kohë do ta lidhin Serbinë dhe Kosovën së bashku, në një marrëdhënie më paqësore. Të gjitha këto opsione duhet të jenë në tryezë, në rast se del se Serbia nuk është e gatshme t’i japë Kosovës njohje të plotë.

Asnjëherë nuk duhet të nxitoni për negociatat. Edhe nëse Mogherini dhe Komisioni Evropian nuk mund të zgjidhin një sukses të madh diplomatik para se të largohen nga zyra, ka ende kohë për të punuar përmes opsioneve. Komisioni i ardhshëm, ose ai pas tij, do t’i analizojë vendimet e anëtarësimit në BE, gjithsesi, dhe një marrëveshje e vendosur së bashku nga paraardhësit, nuk do të ndihmojë domosdoshmërisht. Gjithashtu, ka kuptim të ofrojmë një meny opsionesh, për fuqitë e huaja që kanë një fjalë në këtë çështje.

Nën cilat rrethana, do të kishte Rusia mundësi, që të heqë kundërshtimin e saj ndaj anëtarësimit të Kosovës në OKB? Çfarë garancie kërkon Gjermania të pranojë se një marrëveshje Serbi-Kosovë nuk do të sjellë një krizë tjetër ballkanike? A do ta njohë Spanja, Kosovën, në qoftë se Serbia e bën këtë gjë, ose do të jetë një reagim i tillë për ta detyruar atë? Cili është interesi i SHBA-ve për shkak të aleancës së saj ushtarake me fqinjët e Serbisë dhe Kosovës?

Asnjë nga këto pyetje nuk ka një përgjigje tani. Së fundmi, asnjë debat i informuar për një marrëveshje të mundshme nuk po ndodh brenda vendit, në Serbi apo në Kosovë. Nuk është ide e mirë t’i prezantoni të dy popujt me një fakt të kryer, duke shpresuar se do ta pranojnë atë nga dëshpërimi për t’u bashkuar me BE-në. Një dekadë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është e vështirë të jesh i duruar. E megjithatë, një proces i negociuar i durueshëm dhe i strukturuar, është pikërisht ajo që nevojitet tani. Nëse anëtarësimi në BE është fundi i lumtur për vendet e shkatërruara nga luftërat e Ballkanit, asnjë “blitzkrieg” (luftë rrufe) diplomatike, nuk do ta sjellë atë. Më shumë gjasa, do të ketë një kompromis të stilit të BE-së, që punon për të gjithë, pa marrë parasysh se sa shumë mund të mos i pëlqejë të tjerëve. /Bloomberg/Në shqip nga: Shekulli/