Disavantazhi i sistemit të Dublinit është: shtete të veçanta, që ndodhen në itinerarin e ndjekur prej refugjatëve, si Greqia dhe Italia, mbajnë pothuajse të gjithë barrën. Nëse të gjitha shtetet e tjera anëtare do të kishin zbatuar me rigorozitet rregullat e Dublinit, pothuajse asnjë refugjat nuk do të kish ardhur në Gjermani apo në Suedi. Thuajse të gjithë do të kishin paraqitur kërkesë për azil në Greqi apo në Itali, do të ishin strehuar atje dhe më pas – në varësi të procesit të azilit – ose do të pranoheshin ose do të duhej të dëboheshin. Në sfondin e fluksit të refugjatëve që mbërrijnë me qindra-mijëra të dyja këto shtete e konsideruan të padrejtë këtë sistem.
Athina dhe Roma megjithatë ia lehtësuan vetes situatën duke i lejuar refugjatët pa i regjistruar që të kalojnë drejt Veriut të Evropës. Me këtë ata nuk u panë me sy të mirë. Greqia madje edhe ka kontribuuar duke me trajtimin e keq të refugjatëve, që gjyqtarët evropianë të ndalonin kthimin e refugjatëve të trajtuar keq në Greqi. Athina praktikisht u shpërblye për mosrespektimin e standardeve evropiane.
Ndërkohë që Gjermania e toleroi shumë gjatë situatën pa rregulla, vendet e tjera mbyllën kufijtë e më pas edhe itinerarin ballkanik. Tani Austria do të izolojë ndaj emigrantëve qafën e Breneros, duke i paraprirë mundësisë që ndoshta së shpejti sërish do të vijnë refugjatë përmes Detit Mesdhe dhe Italisë.
Gjendja aktuale e politikës evropiane të azilit është në radhë të parë një situatë mosbesimi, në të cilën secili mendon për vete. Kush do reforma në drejtim të një shpërndarjeje të drejtë dhe evropianizim të kësaj politike, duhet të kujtojë, se qysh në vjeshtë shtetet e BE-së vendosën me shumicë, që 160.000 refugjatë nga Greqia dhe Italia të shpërndahen mes shteteve të BE-së. Në thelb ky ishte një “mekanizëm korrekt”, që tani e propozoi sërish komisioni. Por ndërkohë që numri i atyre që duhen shpërndarë ka mbetur vërtetë modest, rezistenca është rritur aq shumë, sa që nuk duhet të kesh më iluzione për propozime që shkojnë edhe më tej.
Ndër të tilla propozime bën pjesë edhe përcaktimi i një modusi shpërndarjeje, pjesë kjo e opcionit dy të komisionit. Kancelarja e Gjermanisë vazhdimisht e ka propozuar këtë ide, që ka hasur në kundërshtim. Të tjerë kanë kritikuar, se pa sigurimin si duhet të kufijve të jashtëm ky sistem do të shërbente si një karta biancha për migracion të pakufizuar. Sepse ky është avantazhi i madh i Dublinit: ka kompetenca të qarta dhe vendet kryesore, ku mbërrijnë refugjatët kanë një motiv për t’i mbikëqyrur kufijtë e tyre e kësisoj edhe kufijtë e jashtëm të BE-së. Qëkurse është mbyllur itinerari ballkanik, nuk funksionon më lejimi i kalimit të refugjatëve.
Ndaj në rastin më të mirë sistemi i modifikuar pak i Dublinit mund të gjente mbështeje nga shumica. Por edhe në këtë rast do të mbetet problemi, që vendet anëtare ndoshta do të miratojnë një reformë, por ajo do të mbetet e padetyrueshme, sapo të duhet të zbatohet “mekanizmi i ndarjes së drejtë”.
Në fund gjithçka varet nga ecuria e shifrave të refugjatëve. Nëse me kalimin e kohës bie fluksi, atëherë shpërndarja e tyre është një problem i përballueshëm. Por nëse shumë shpejt sërish arrihen përmasat e gjysmës së dytë të vitit 2015, secili shtet do të synojë të ndihmojë vetveten – kjo edhe në kurriz të të tjerëve. Ndaj qëllimi primar duhet të jetë, shmangia e një vale masive.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës