Iluzion optik, a mund të gjeni kufjen e zezë në qilim?

Një iluzion optik i ka lënë përsëri të nervozuar dhe hutuar përdoruesit e mediave sociale.
Përdoruesi i Reddit, NateDoggFDFL, postoi një foto në faqen "Gjej Sniperin", një temë kushtuar gjetjes së gjërave të fshehura në një faqe të thjeshtë.
Siç raporton Daily Mail, postimi u kërkonte përdoruesve të "gjejnë kufjen me shkumë të zezë", transmeton Telegrafi.

Kërkimi u etiketua si "i vështirë" dhe shpejt shpërtheu kaosi në seksionin e komenteve. Duket se qilimi ishte vendi i përsosur për të fshehur kufjen.
"Duhet të më kishit parë mua dhe mamanë time duke u përpjekur ta gjenim menjëherë", tha autori i fotografisë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































