Trajneri aktual i Ballkanit, Ilir Daja ka parakaluar të gjithë emrat në garë dhe shihet si kandidati kryesor apo favorit për t’u bërë përzgjedhës i ardhshëm i Përfaqësueses së Kosovës.
Gjatë ditës së mërkurë, Federata e Futbollit e Kosovës vendosi t’i ndajë rrugët me përzgjedhësin slloven, Primoz Gliha, pas dështimit të Kosovës në eliminatoret e Euro 2024.
Menjëherë pas lajmit të largimit të Glihas, filluan të qarkullojnë lajme me emra të ndryshëm të trajnerëve që pritet ta marrin drejtimin e Kosovës.
Ndër më të përfolurit ishin kroati Nenad Graçan dhe boshnjaku Blaz Sliskovic si përzgjedhës të ri të Dardanëve apo pasues të sllovenit Gliha.
Megjithatë, një trajner i njohur shqiptar dhe i suksesshëm gjithashtu po shihet si favorit për të marr drejtimin e ekipit përfaqësues.
Sipas burimeve të Telegrafit, Ilir Daja është kandidati kryesor për të marr drejtimin e Kosovës.
Arritja e marrëveshjes mes palëve mund të ndodh së shpejti, por trajneri i Ballkanit do të emërohej në detyrë vetëm pas përfundimit të sezonit 2023/24, kur edhe i skadon kontrata.
Përparësi e tij është se Daja e njeh mirë mentalitetin shqiptar dhe të futbollistëve nga Kosova, ndërsa me emërimin e tij do t’i jepej rëndësi e madhe edhe futbollit vendor, ku nuk do të mungonin ftesat për shumë lojtarë.
Daja njihet për suksesin e madh me Ballkanin e Suharekës, ku në dy sezonet e fundit i ka shpallur kampion të Kosovës dhe janë në rrugë për të fituar edhe vitin e tretë radhazi, shkruan Telegrafi.
Përveç kësaj, trajneri nga Shqipëria ka arritur të kualifikojë Ballkanin në dy edicione radhazi në grupet e Ligës së Konferencës, teksa gjatë kohës së tij janë bërë edhe disa shitje të mëdha të lojtarëve vendor.
57-vjeçari i lindur në Tiranë ka drejtuar shumë klube të njohura në Shqipëri që nga viti 2005 si Elbasani, Dinamo Tirana, Besa e Kavajës, Tirana, Skënderbeu, Flamurtari dhe Partizani.
Në Shqipëri, Daja ka fituar titullin me tri herë me tri skuadra të ndryshme. Me Elbasanin në sezonin 2005/06, me Dinamon në sezonin 2007/08 dhe Skënderbeun në sezonin 2017/18, ku e fitoi edhe Kupën.
Me klubin korçar, trajneri 57-vjeçar kapi edhe grupet e Ligës së Evropës, ku është edhe suksesi më i madh i një klubi shqiptar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve – gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/stadiumi-1--380x233.jpg)
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve – gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë
![Eliot Bujupi shënon gol edhe ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve për të rinj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Bujupi-380x233.jpg)
Eliot Bujupi shënon gol edhe ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve për të rinj
![Man Utd dhe Chelsea garojnë ‘kokë për kokë’ për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-11-152602-380x233.jpg)
Man Utd dhe Chelsea garojnë ‘kokë për kokë’ për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt
![Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Collina-780x439.jpg)
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë
![Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/terry-780x439.jpg)
Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij
![Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Is-this-Vinicius-farewell-tour-780x439.jpg)
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin
![Ancelotti po përgatit një ndryshim befasues në formacionin ndaj Manchester Cityt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rrr-780x439.jpg)
Ancelotti po përgatit një ndryshim befasues në formacionin ndaj Manchester Cityt
![Ylli i Real Madridit vazhdon si i dyshuar në rastin e skandalit seksual me fëmijë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-11-132335-780x439.jpg)
Ylli i Real Madridit vazhdon si i dyshuar në rastin e skandalit seksual me fëmijë
![Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/pogba-1-780x439.jpg)
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht