Zëvendësministri i Integrimit Europian, Ramadan Ilazi, ka thënë se kjo ministri është duek punuar në një strategji e cila do të ofrojë informata të detajuara për qytetarët lidhur me procesin e integrimit europian të vendit.
“Si ministri kemi qenë vazhdimisht të angazhuar për të dizajnuar fushata informimi për qytetarët që ata të jenë të informuar drejt për procesin e integrimit evropian. Vitin e kaluar kemi ndërmarrë disa fushata që kanë synuar të përcojnë mesazhin që integrimi është proces i reformave të brendshme. Ky proces nënkupton përgjegjësi nga të gjitha institucionet e Kosovës. Synimi ynë është që të kemi një strategji në këtë drejtim, për të përcaktuar mënyrën se si qeveria e komunikon tek qytetarët procesin e integrimit”, ka thënë Ilazi, në emisionin “Ballë për Ballë” të Klan Kosovës,.
“Deri tani nuk kemi pasur një strategji gjithpërfshirësë të komunikimit. Por tash përmes saj do të lehtësohet edhe komunikimi. Kemi pasur situata kur situatat e ndryshme politike kanë përcaktuar edhe mesazhin nga ana e qeverisë. Por tani kjo do të ndryshojë”.
Ai ka deklaruar se kushtet e përcaktuara nga institucionet europiane për Kosovën në mënnyrë që të marrë liberalizimin duhet përmbushur, sidomos demarkimi i kufirit me Malin e Zi, por edhe lufta e vazhdueshme ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Gjatë procesit të liberalizimit të vizave kemi pasur arritjen kryesore në maj, kur edhe është dhënë rekomandimi. Në këtë kohë janë përcaktuar edhe dy kushte, të cilat duhen përmbushur, para se të merret vendimi final për liberalizimin e vizave. Një nga këto kushte është luftimi i krimit dhe korrupsionit, që do të na përcjellë në rrugëtimin tonë. Ne kemi ndërmarrë vendime të koordinuara për të forcuar rezultatet në fushën e sundimit të ligjit. Cilado aktakuzë që ka të bëjë me krim dhe korrupsion i ndihmon procesit të Kosovës. Por duhet insistuar që të mos ketë vetëm aktakuza, por edhe vendime. Por ky nuk është kusht që nëse BE-ja ka vullnet të na i liberalizojë vizat që do të na pengonte. Ndryshe është demarkacioni i kufirit me Malin e Zi. Ne kur kemi thënë që kosovarët do të lëvizin pa viza, nuk kemi menduar që në rrugë do të dalin agjenda politiko-partiake”.
“Nëse nuk ka vullnet për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, kushtet mund të përdoren për ta arsyetuar atë vendim. Por po ashtu mund të shohim që kemi një situatë të vështirë në shtetet e BE-së”.
“Gjatë vjeshtës pritet që Kosova dhe BE-ja të dalin me një agjendë të përbashkët të reformave, në fushën e sundimit të ligjit dhe ekonomisë”.
Ilazi nuk ka komentuar për pasardhësin e mundshëm të Bekim Collakut në krye të ministrisë, por ka konfirmuar se nuk do të jetë vet ai, pasi ka agjendë tjetër personale.
“I takon kryetarit të Partisë Demokratike të vendosë cili do të jetë ministri i Integrimit Europian. Por më lejoni të sqaroj që unë nuk do të jem ai. Unë kam pasur fatin që t’i shërbej vendit në këto faza. Nga muaji nëntor do të vazhdoj të angazhohem në projekte personale”, tha Ilazi, njofton Klan Kosova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025