Për dy ditë në Kosovë do të qëndrojnë një ekip ekspertësh të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të shoqëruar nga ekspertë të Komisionit Evropian, të cilët do të bëjnë vlerësimin nëse janë realizuar në praktikë tetë rekomandimet për liberalizmin e vizave.
Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëvendësministri për Integrime Evropiane, Ramadan Ilazi, sipas të cilit, Kosova ka përmbushur këto kushte dhe se pretë të jepet vlerësim pozitiv për Kosovën.
“Këta do të qëndrojnë nga data 16 deri në 18 mars. Do të realizojnë takime më 17 dhe më 18 mars. Takime dhe vizita në terren do të ketë prej anës së ekspertëve që do të jenë katër ekspertë që shteteve anëtare të Bashkimit Evropian i kanë dominuar dhe këta katër ekspertë do të përcillen nga ekspertë të Komisionit Evropian të cilët po ashtu do të bëjnë vlerësimet e tyre. Pas përfundimit të misionit të tyre në Kosovë, këta ekspertë do të hartojnë raportet përkatëse të cilat raporte do t’i dërgohen edhe shteteve anëtare dhe Komisionit Evropian. Pas përfundimit të punës së tyre, ne presim që komisionari i BE-së, Dimitris Avramopoulos, ashtu siç është zotuar në fund të vitit të kaluar do të vizitoj Kosovën dhe të konfirmoj që Kosova ka përmbushur kushtet dhe të konfirmoj qëllimin e Komisionit Evropian që të bëjë rekomandim për liberalizim të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Ilazi.
Ilazi beson që vendimi përfundimtarë për Kosovën të jetë pozitiv, pasi sipas tij, Kosova ka përmbushur kushtet që janë kërkuar nga raporti i Komisionit Evropian.
“Ne presim që ky mision të gjejë që Kosova ka përmbushur këto kushte. Institucionet e Kosovës nga koha e publikimit të raportit të Komisionit Evropian deri më sot kanë qenë plotësisht të përqendruara në plotësimin e këtyre kushteve…Është nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike dhe Avokatit të Popullit për ri-alokimin e hapësirave të ish-bankës së Lubjanës për qëllime të hapësirës për zyrë për institucionin e Avokatit të Popullit. Krahas kësaj Këshilli Gjyqësor ka marrë gjitha veprimet e përcaktuara për rritjen e numrit të gjyqtarëve nëpër Departamentet e Krimeve Serioze. Po ashtu, veprimet e nevojshme për ndërtimin e historikut të rasteve të hetimit dhe dënimit të krimeve të rënda dhe të korrupsionit prej anës së gjyqësorit. Koordinatori kombëtar është mveshur me përgjegjësit e nevojshme që të ketë qasje në këtë sistem dhe të jetë në gjendje të kryej detyrat e tij. Po ashtu, Këshilli Gjyqësor në bashkëpunim edhe me Këshillin Prokurorial janë prioritetizuar lëndët përkatëse kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Tashmë janë ngritur aktpaditë të para nga ky proces”, tha Ilazi.
Ai po ashtu tha se edhe çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, e cila marrëveshje është përfunduar dhe është nënshkruar nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi.
“Për arsye të njohura edhe për publikun tonë marrëveshja si e tillë nuk është proceduar për t’u ratifikuar në Kuvend në mënyrë që të ofrohet mundësi zgjidhjes së shqetësimeve që janë ngritur nga qytetarët dhe partitë e opozitës. Kjo do të jetë një kriter që në një kohë të caktuar do të përmbushet”, tha Ilazi.
Më 18 dhjetor 2015, Komisioni Evropian kishte publikuar raportin e fundit në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ky raport ka konstatuar se nga gjithsejtë 95 kritere të udhërrëfyesit, 87 janë zbatuar plotësisht, gjersa ka dhënë rekomandime për 8 kritere që janë vlerësuar si të plotësuara pjesërisht.
Pas vlerësimeve të ekspertëve do të vije në vizitë në Kosovë komisionari i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, i cili do të bëjë publike vlerësimin përfundimtar se a i ka pambushur Kosova kushtet për liberalizim të vizave
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Sonte tërmet në Maqedoni
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para