LAJMI I FUNDIT:

Ilaçi kundër demencës: Vaksina e re mund t’i përgjysmojë rastet e Alzheimerit

Ilaçi kundër demencës: Vaksina e re mund t’i përgjysmojë rastet e Alzheimerit

Një studim i ri sugjeron se një vaksinë kundër Alzheimerit mund ta ketë aftësinë për t’i përgjysmuar rastet e pacientëve me këtë sëmundje.

Shkencëtarët e ndryshëm janë duke e zhvilluar një vaksinë e cila shfrytëzon ADN nga proteinat e Alzheimerit për ta mësuar sistemin e imunitetit t’i luftojë këta përbërës dhe t’i parandalojë të akumulohen në tru.

Vaksina e tyre nuk është përpjekja e parë për ta ngadalësuar progresin e Alzheimerit në këtë mënyrë, por ekipi hulumtues thotë se kjo vaksinë jepet në lëkurë, dhe nuk shfaq rrezik për ënjtje të trurit sikurse vaksinat e mëparshme.


Vlen të ceket se çdo 65 sekonda një amerikan e zhvillon sëmundjen e Alzheimerit, ndërkaq ky numër pritet të trefishohet deri në vitin 2050.

Përndryshe, ky artikull është publikuar në revistën prestigjioze ‘Alzheimer’s Research and Therapy’. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Pneumonia: Pesë shenja paralajmëruese që mushkëritë po dëmtohen nga COVID-19

Pneumonia: Pesë shenja paralajmëruese që mushkëritë po dëmtohen nga COVID-19

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori