IKSHPK: Virusi A i gripit është përhapur në Kosovë, vaksinohuni

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë sërish apel tek qytetarët e sidmos tek personat e ndieshëm që të vaksinohen kundër virusit A i cili është përhapur në Kosovë.
IKSHPK-ja ka porositur qytetatët që të mbajnë higjienën personale dhe të mos rrin në vendet ku grumbullohen shumë njerëz.
Njoftimi i plotë:Qytetarë të nderuar! Virusi A i gripit është në qarkullim në Kosovë, andaj rekomandohet të vaksinohen personat e ndjeshëm e në radhë të parë personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit. Mbani higjienën personale, lani duart sa më shpesh, ajrosni mjediset e mbyllura dhe mos rrini në vendet ku grumbullohen shumë njerëz dhe mos dilni kur ajri është i papastër! /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/01/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































