IKSHPK paralajmëron rritje të rasteve në rast se nuk vaksinohemi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë të diele më 17 tetor, ka dalë me një apel ku ka kërkuar respektim e masave antiCOVID-19.
“IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ka bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë të vaksinohen.
“Personat e pa vaksinuar janë brenga jonë më e madhe. Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ka paralajmëruar rritje të rasteve në rast të hezitimit të vaksinimit.
“Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë: Qytetarë të dashur! IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. Ju lutemi! ➡ Vaksinohuni! ➡ Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë! ➡ Personat e pa vaksinuar janë brenga jonë më e madhe! ➡ Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19! ➡ Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar! ➡ Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital. ➡ Vaksinohuni ju dhe të afërmit tuaj! ➡ Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina. ➡ Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan. ➡ Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit. Qytetarë të dashur! ➡ Vaksinohuni! ➡ Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVID-19. ➡ Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! ➡ Respektoni distancën! ➡ Mbani higjienën! /Telegrafi/




















































