Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë së bashku me Qeverinë e Dukatës së Madhe të Luksemburgut dorëzuan sot ngarkesën e dytë të furnizimeve shëndetësore të përbërë nga 5,000 komplete testesh ekstraktimi Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Arben Vitia, Ministër në detyrë i Shëndetësisë, Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të IKShPK-së ishin të pranishëm në dorëzimin që u mbajt në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Ky donacion vjen si pjesë e një marrëveshje të arritur midis Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut dhe UNDP-së për ofrimin e mbështetjes së menjëhershme për Kosovën për të luftuar COVID-19.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia theksoi rëndësinë e partneritetit në këto kohë të vështira.
“Partneriteti i qëndrueshëm me shtetet mike dhe mbështetja e organizatave me ndikim global, ka rol të rëndësishëm edhe në rastin e menaxhimit të pandemisë COVID-19. Në kuadër të këtij partneriteti, me mbështetjen e Qeverisë së Luksemburgut dhe UNDP-së, sot kemi pranuar një donacion të vlefshëm për mbrojtjen e shëndetit publik, një sasi të konsiderueshme të testeve RT-PCR, kontingjent ky që do të ndikojë në ngritjen e kapaciteteve dhe të shtojmë angazhimin në luftën e përbashkët kundër COVID-19. Testimi është komponentë e rëndësishme që ndikon në zvogëlimin e rasteve të përhapjes së virusit dhe kontributi i juaj është jashtëzakonisht i rëndësishëm për sistemin e shëndetësisë në Kosovë. Shfrytëzoj rastin që të falënderoj UNDP-në dhe Luksemburgun dhe të shprehi mirënjohjen time për ndihmën dhënë në këtë periudhë të emergjencës së shëndetit publik, “tha Vitia.
“UNDP i gjendet pranë institucioneve të Kosovës në luftën kundër pandemisë COVID-19. Donacioni i sotëm u bë i mundur përmes kontributit bujar nga qeveria e Luksemburgut përmes LuxDev në Kosovë të cilët i falënderojmë me gjithë zemër. Ne jemi duke bashkëpunuar ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet tjera në Kosovë për t’i mbështetur ata në përmbushjen e nevojave të menjëhershme dhe menaxhimit të efektshëm të krizës,” tha Suokko.
Natacha Gomes, ushtruesja e detyrës e të ngarkuarës me punë në Ambasadën e Dukatës së Madhe të Luksemburgut në Prishtinë përcolli përshëndetjet e saj.
“Si partner tash e sa kohë, Luksemburgu mbështet Kosovën në luftën kundër COVID-19. Ngarkesa e sotme është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë që ne po ndërmarrim së bashku me partnerët tanë të besuar siç është UNDP. Derisa ngadalë po kalojmë në faza të ndryshme të ngritjes graduale të kufizimeve, testimi bëhet edhe e më i rëndësishëm në mënyrë që të jemi në gjendje të mbajmë pandeminë nën kontroll dhe të veprojmë shpejt. Testimi me përfshirje të gjerë si dhe respektimi i masave të sigurisë janë mënyrat e vetme për të mbajtur nën kontroll COVID-19 dhe ne të gjithë duhet të kontribuojmë në këtë drejtim.”, u shpreh ajo.
Marrëveshja me Qeverinë e Dukatës së Madhe të Luksemburgut përmes Lux Development S.A. kap vlerën e përgjithshme prej 1 milion Euro nga e cila 460,000 EUR do të përdoren për blerjen e deri 20,000 testeve të zbulimit dhe ekstraktimit COVID-19 për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë. Kjo do t’i mundësojë Ministrisë së Shëndetësisë të gjurmojë në mënyrë efikase përhapjen e virusit dhe të lokalizojë pikat kyçe të epidemisë, si bazë për parashikimin dhe planifikimin e strategjisë së kontrollit. Shuma e mbetur e kontributit do të përdoret për ndihmë humanitare për familjet që janë prekur veçanërisht nga COVID-19.
Që nga shpërthimi i COVID-19 në Kosovë, UNDP ka punuar ngushtë me autoritetet për të mbështetur reagimin e menjëhershëm ndaj pandemisë duke siguruar furnizime mjekësore urgjentisht të nevojshme, pajisje mbrojtëse personale për shërbyesit e vijës së parë dhe duke ofruar ndihmë ushqimore për personat më të rrezikuar nga kjo situatë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Moti sot në Shqipëri

Nga të shtënat me armë zjarri në orët e vona të së martës në Prishtinë një i vdekur dhe një i plagosur – çka dihet deri tani?

Si mund t’i dallojmë dhimbjet e zakonshme të kyçeve dhe ato që mund të shkaktohen nga sëmundjet reumatike?

Nga të shtënat me armë zjarri në orët e vona të së martës në Prishtinë një i vdekur dhe një i plagosur – çka dihet deri tani?

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Si mund t’i dallojmë dhimbjet e zakonshme të kyçeve dhe ato që mund të shkaktohen nga sëmundjet reumatike?

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Komisioni Evropian tregon se kur Kosova mund t’i përfitojë milionat e parë nga Plani i Rritjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Çfarë do të thotë për Evropën, armëpushimi në Ukrainë?