“Shën Maria në Fron me Krishtin” është ikona e pikturuar nga Tërpo Zografi, djali i Konstandin Zografit, e që ruhet në fondin e Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë.
Në ikonë është pikturuar Shën Mëria e ulur në fron. Ajo paraqitet në një sfond të artë me mafor të purpurt, të zbukuruar me dekoracione të arta si dhe me yje të artë në koka dhe shpatullat. Këto detaje tregojnë qartë natyrën e shenjtë si dhe faktin që ajo ishte e përzgjedhura e perëndisë.
Veprimtaria e Tërpo Zografit daton nga viti 1762 deri në vitin 1819 dhe përfshin jo vetëm ikonat e lëvizshme, por edhe pikturën murale si në Përmet, Voskopojë, Berat e Ohër.
Në ikonat e tij ai shpesh shkruan: “Dora e Tërpos, piktor dhe djali i Konstandin Zografit nga Korça”.
Në këtë ikonë, veshja e poshtme e Shën Mërisë është në ngjyrë jeshile të errët zbukuruar me lule të arta. Krishti paraqitet me një kiton me ngjyrë blu dhe himation të kuq. Në dorën e majtë mban sferën në ngjyrë të gjelbër në blu e cila është simbol i botës kristiane. Duke bërë një vrojtim të hollë të kësaj ikone dhe duke e krahasuar me krijimtarinë e atit të tij, Konstandin Zografit, arrijmë në konkluzionin se edhe Tërpo është një piktor me talent të padiskutueshëm. Ai ndjek modelet e babait të tij si dhe të ungjit të tij Athanasit.
Froni i drurit, në të cilin është ulur Shën Mëria është dekoruar me elementë barokë lule, gjethe etj.
Në fund të ikonës mbi një ngjyrë të kuqe është shkruar me germa të bardha firma e piktorit: “Nga dora e Tërpo Zografit, nga Korça, data 1787, mars 20”. /ata/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes dramaturgu i njohur, Petrit Imami

Tekstin e këngës “Kur më vjen burri nga stani”, Tefta Tashkos ia shkroi Lasgush Poradeci

Iluminizmi francez dhe dy burra: Napoleon Bonaparti dhe Bethoven

Libraria “Dukagjini”, ofron të gjitha librat për mësimin e gjermanishtes në shkollat e Kosovës

Beteja e Albulenës: 560 vjet nga fitorja e pazakontë e Skënderbeut

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës