LAJMI I FUNDIT:

Ikona e Kostandin Zografit ekspozohet në UNESCO

Ikona e Kostandin Zografit ekspozohet në UNESCO

“Ringjallja e Llazarit”, ikonë e shekullit XVIII që mban firmën e një prej ikonografëve më të njohur shqiptarë, Kostandin Zografit, për dy vite do të qëndrojnë në Paris.

Vepra do ekspozohet në ambientet e UNESCO-s, pranë zyrës së drejtoreshës së përgjithshme, Audrey Azoulay.

Gjatë ceremonisë së ekspozimit, nën praninë edhe të të ftuarve nga komuniteti shqiptar, Azoulay shprehu kënaqësinë që kjo vepër e jashtëzakonshme e ringjalljes dhe shpresës, ekspozohet në ambientet e kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara.