Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në kuadër të projektit “Përmbushja e premtimit të sinjalizimit – Mbrojtja e të drejtave të qytetarëve dhe parandalimi i korrupsionit”, financuar nga Balkan Trust for Democracy, një projekt i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe USAID, sot organizoi tryezë diskutimi, ku u publikua raporti: “Përmbushja” e premtimit për sinjalizuesit”.
Në panel për të diskutuar për këtë raport morën pjesë drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj, avokati Yll Zekaj dhe hulumtuesi i Lartë në IKD, Gzim Shala. Po ashtu, me diskutime në këtë tryezë kontribuuan edhe pjesëmarrës tjerë.
Prezantimi i raportit u bë nga hulumtuesi i IKD-së, Florian Smajli, i cili theksoi se Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në praktikë është pothuajse i pa vërejtshëm. Për këtë tha se bazohet edhe në faktin se pesë vite që kur ka filluar zbatimi i të njëjtit ende nuk ka pasur një rast konkret të suksesshëm të sinjalizimit që do të shërbente si shembull për rëndësinë e këtij ligji. Ai shtoi se ka raporte shqetësuese për hakmarrje ndaj sinjalizuesve në rastet kur të njëjtit kanë guximin personal dhe profesional për të raportuar shkeljet në sektorin publik apo atë privat.
Gjithashtu, gjatë prezantimit të raportit u tha se ka shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në lidhje me detyrimet që përcaktohen për institucionet publike, subjektet private, si dhe rregullatorë sipas fushës ku bëhet sinjalizimi.
“Në bazë të ligjit, këto institucione duhet të përgatisin një raport vjetor për rastet e sinjalizimit për vitin paraprak dhe këtë raport duhet t’ia dorëzojnë APK-së. Por në bazë të hulumtimit dhe diskutimit në fokus grup, rezulton se ky detyrim nuk ndodh, siç e parashikon ligji”, tha hulumtuesi Smajli.
Ndërkaq, gjatë prezantimit u përmendën edhe sfidat që pengojnë në zbatimin e këtij ligji. Ku u cek se ato kryesisht kanë të bëjnë me përzgjedhjen e zyrtarit përgjegjës për pranimin dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit, brenda institucioneve publike. Mungesa e kuptimit të rëndësisë së kësaj procedure bën që institucionet të neglizhojnë informimin e stafit të tyre për procedurën e sinjalizimit dhe se kujt do të duhej t’i raportojnë këto raste.
Në disa situata, stafi nuk informohet as për ndryshimin e zyrtarit përgjegjës për pranimin dhe trajtimin e këtyre rasteve. Kjo mund të çojë në situata ku raportimet u bëhen individëve të cilët nuk janë kompetentë. Kurse, një pjesë e sfidave kanë të bëjnë me frikën e zyrtarëve nga hakmarrja e punëdhënësve.
Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, gjatë diskutimeve të këtyre sfidave, mes tjerash tha zyrtarët për trajtimin e rasteve të sinjalizimit, jo gjithmonë kanë përgatitje shkollore e profesionale për këto raste. Po ashtu, ai tha se sfidë tjetër që siç tha ai ka qenë në të kaluarën e që vazhdon të jetë ende është ajo se a është në interes të publikut sinjalizimi apo jo. Ndërsa, shtoi se pajtohet me gjetjet e raportit të IKD-së, si në atë që sinjalizimi i brendshëm është rruga e duhur e të cilën tha se e preferojnë edhe si Agjenci për shkak që edhe qëllimi i Ligjit është të parandalohen mundësitë për të keqpërdorë funksionet publike.
Avokati Yll Zekaj tha se mbrojtja ligjore për sinjalizuesit ende çalon në aspektin praktik, pasi sipas tij aspekti legjislativ është mirë i rregulluar. Megjithatë, sipas tij në sektorin publik është një gjendje më e avancuar, në krahasim me sektorin privat. Ai shtoi se organi kompetent për sinjalizimet e jashtme te sektori privat (Inspektorati i Punës), duhet të ketë një numër më të madh të inspektorëve të punës. Mes tjerash, ai tha edhe se Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet të shikojë mundësitë që në kuadër të trajtimit të lëndëve t’iu japë prioritet rasteve të sinjalizimeve.
Hulumtuesi i Lartë në IKD, Gzim Shala, ndër të tjera shprehi shqetësimin e tij në lidhje me mos-reagimin e Prokurorit të Shtetit për rastet e hakmarrjeve ndaj sinjalizuesve, e që sipas tij kjo situatë në njëfarë forme e zhbën inkriminimin e kësaj vepre penale.
Gjithashtu, Shala shtoi se Hulumtuesi i lartë i IKD-së tha se zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve kërkon vullnet politik. Sipas tij, nëse gjykata nuk vepron me prioritet ashtu siç e përcakton ligji në këto raste, definitivisht që i hup kuptimi mekanizmave të mbrojtjes dhe më pastaj në këtë situatë Agjencia nuk ka se çfarë të veprojë tutje.
Për mosreagimin e Prokurorisë në lidhje me hakmarrjen ndaj sinjalizuesve shprehi shqetësimin e tij edhe avokati Ardian Bajraktari, duke shtuar se në këto rrethana sinjalizuesit po ballafaqohen me klimë të pafavorshme. Sipas tij, mosreagimi lidhet me klimën që institucionet duhet të krijojnë kushte për sinjalizuesit.
Ndër të tjera, ai shtoi edhe se mekanizmi i brendshëm është akoma sfidues, duke u nisur nga fakti që një pjesë e sinjalizimeve bëhen tek organizatat e shoqërisë civile.
Zyrtari përgjegjës për pranimin dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit në KEK, Labinot Sadiku tha se nga rastet e sinjalizimeve, tri janë dërguar tek organet e hetuesisë dhe se janë edhe 100 procedura disiplinore që janë bërë ndaj punëtorëve të KEK-ut, të cilët kanë bërë shkelje ligjore qoftë të keqpërdorimit të prezencës në punë, qoftë të keqpërdorimit të menaxhimit të kontratave, qoftë të mosrepsektimit të Ligjit të Prokurimit, e të tjera.
Sipas tij, të gjitha rekomandimet të përgatitura përmes raporteve implementohen, e që beson se kjo është njëra ndër arsyet që kanë një numër të madh të sinjalizimeve.
Drejtori Ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, mes tjerash theksoi se institucionet nuk kanë vullnet politik për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në praktikë, përkundër vullnetit për miratimin e të njëjtit.
Miftaraj po ashtu tha se ka raste kur sinjalizuesit e jashtëm ekspozojnë korrupsionin dhe pas dy-tre ditë ndëshkohen.
Sipas tij, sistemi gjyqësor dhe prokurorial për pesë vite e më shumë nuk e kanë pasur asnjë rast të ekspozimit ose zbatimit të këtij Ligji, dhe se kjo tregon që këta dy mekanizma e kanë kapur sistemin në atë mënyrë të vrazhdë ku nuk guxojnë zyrtarët as të deklarojnë, e as ekspozojnë, duke shtuar se kjo nënkupton se masat ndëshkuese janë të jashtëzakonshme.
Bujar Ejupi, përfaqësues i shoqërisë civile, bëri të ditur se më herët ka mbajtur post publik, dhe se dy herë ka qenë sinjalizues, për çka sipas tij është ndëshkuar. Ai tha se sinjalizuesit janë të përndjekur në Kosovë e po ashtu pastaj pason edhe presioni publik ndaj tyre.
Sipas tij, sinjalizuesit janë të injoruar, kanë presion jo veç në punë që përjashtohen ose degradohen prej pune, por kanë edhe presion publik për shkak se menjëherë pason fushatë ndaj tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?