Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit, të enjten, ka mbajtur konferencë për media, në të cilën është prezantuar raporti me titull “Hetimet e mangëta dhe gjykimet e imëta”.
Ky raport është rezultat i monitorimit sistematik që IKD i ka bërë punës së Prokurorive dhe Gjykatave në trajtimin e krimeve të përgjithshme gjatë vitit 2022.
Hulumtuesi i lartë i IKD-së, Lavdim Makshana gjatë prezantimit të raportit tha se në vitin 2022 Gjykatat kanë pësuar rënie në zgjidhjen e lëndëve në Divizionet Penale të Departamenteve të Përgjithshme.
Ai tha se në fund të vitin 2022 nga gjithsej 47 mijë e 342 lëndë të Divizioneve Penale të DP-ve në punë, në Gjykata kanë mbetur të pazgjidhura 30 mijë e 857 lëndë.
“Në krahasim me vitin 2021, në vitin 2022 gjykatat kanë pasur rënie të numrit të lëndëve që DP-të kanë pranuar gjatë këtij viti (për 9%) e po ashtu edhe rënie të numrit të lëndëve në punë (për 6%). Por, nëse e krahasojmë me vitin 2021, në vitin 2022 Gjykatat kanë arritur që të zgjidhin më pak lëndë se sa vitin paraprak (për 13%). Në fund të vitit 2022, nga gjithsej 47 mijë e 342 lëndë të DP-ve në punë, në Gjykata kanë mbetur të pazgjidhura gjithsej 30 mijë e 857 lëndë”, tha Makshana.
Hulumtuesi i IKD-së, tha se gjykata që ka pasur më së shumti lëndë gjatë vitit 2022 ka qenë Gjykata Themelore në Prishtinë, ndërsa më së paku e ngarkuar ka qenë ajo e Gjakovës.
Tutje, Makshana ka folur edhe për efikasitetin e prokurorive në zgjidhjen e lëndëve. Ai tha se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka numrin më të madh të lëndëve të pazgjidhura gjatë vitit 2022.
“Sa i përket numrit të lëndëve të pazgjidhura, Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Prishtinë prin edhe në këtë aspekt me 45 mijë e 514 lëndë të pazgjidhura. Shprehur në përqindje i bie që 85.38% e lëndëve kanë mbetur të pazgjidhura deri në fund të vitit 2022”, tha Makshana.
Tutje, Makshana tha se më pak i ngarkuar gjatë vitit 2022 del të jetë Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Gjakovë me 4 mijë e 853 lëndë.
Sa i përket trajtimit të rasteve të aksidenteve me fatalitet, Makshana tha se në 15 aktgjykime të analizuara për rastet e aksidenteve me fatalitet gjatë vitit 2022, nuk u zbatua plotësisht Udhëzuesi për Politikë Ndëshkimore, i Gjykatës Supreme. Nga 15 aktgjykime ku janë përfshirë 17 persona, sipas Makshanës në gjashtë (6) raste janë shqiptuar dënime nën kufirin minimal të përcaktuar me ligj. I njëjti tha se problematikë mbetet edhe arsyetimi i rrethanave të aplikuara me rastin e matjes së llojit dhe lartësisë së dënimeve nga gjykatat.
Sipas hulumtuesit Makshana, problematikë nga analizimi i aktgjykimeve është vërejtur edhe dyfishimi i rrethanave lehtësuese, ku nga 14 aktgjykime kur është marrë si rrethanë lehtësuese pranimi i fajësisë nga i pandehuri, në 13 prej tyre po ashtu është marrë edhe si rrethanë lehtësuese edhe pendimi, kërkim-falja, keqardhja dhe gatishmëria e të njëjtit për t’iu ofruar ndihmë dhe kompensim viktimave. Ndryshe, Makshana tha se sipas të dhënave të Policisë së Kosovës vetëm gjatë vitit 2017-2023 afro 600 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku, nga 500 aksidente me fatalitet.
Tutje, Makshana tha se IKD në këtë raport ka trajtuar edhe efikasitetin e institucioneve në ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të përfshirjes së zyrtarëve policorë në keqtrajtimin e qytetarëve gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Sipas tij, në mënyrë që të parandalohet tortura dhe keqtrajtimi i zyrtarëve policorë ndaj të pandehurve, është i nevojshëm caktimi i mbrojtësit për të pandehurin qysh në fazën e intervistimit në Polici, regjistrimi me audio dhe video të proceseve të trajtimit të rasteve në stacion policor apo pajisja e çdo zyrtari policor me kamera individuale. Sipas Makshanës, vetëm gjatë vitit 2022, Inspektorati Policor i Kosovës ka regjistruar 113 ankesa ndaj zyrtarëve policorë për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike. Sipas tij, 10 raste janë dërguar në Prokurori nga IPK, ku një prej tyre është ende në proces.
Ndërsa, Hulumtuesi i lartë i IKD-së, Gzim Shala tha se IKD nga monitorimi sistematik të Departamentit të Përgjithshëm Penal, gjatë vitit 2022, tregon për një praktikë të hetimit të mangët nga ana e Prokurorisë dhe dënimit të veprave të imëta nga ana e Gjykatave. Sipas Shalës, IKD ka gjetur raste kur sistemi i drejtësisë ka ndjekur dhe gjykuar raste të veprave penale të rëndësisë së vogël, të cilat sipas Kodit Penal nuk paraqesin vepër penale. Madje, dënimet e shqiptuara në këto raste kanë qenë pothuajse të ngjashme me rastet e veprave penale të korrupsionit.
Një rast të tillë, ai ka përmendur kur Gjykata Themelore në Gjilan e kishte dënuar me tre (3) muaj burgim me kusht të akuzuarin i cili në shkurt të vitit 2021 në një market kishte vjedhur një shishe me alkool në vlerë rreth 12 euro, rrjedhimisht i njëjti kishte dalë pa e bërë pagesën. Shala përmendi edhe një rast kur një qytetar u dënua më 6 muaj burgim me kusht dhe 150 euro gjobë për një sasi të mishit të terur në vlerë 70 euro, për të cilin kishte tentuar të dalë nga marketi pa e paguar. Kydënim i shqiptuar për këtë rast, është pothuajse ekuivalent me disa nga dënimet për rastet e korrupsionit.
“Ish-drejtorit i Emergjencës në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, Basri Lenjani, ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 6 muaj burgim me kusht dhe 500 euro gjobë për mosraportim të pasurisë, vepër penale kjo e cila bën pjesë në kapitullin e veprave penale të korrupsionit. Rast i ngjashëm është edhe rasti i zëvendësministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi e cila nga Gjykata Themelore në Prishtinë është dënuar me 500 euro gjobë, pasi e njëjta është shpallur fajtore se ka deklaruar me vonesë pasurinë. Pra, në këto raste, dënimi i shqiptuar ka qenë pothuajse ekuivalent me rastin e një personi që kishte tentuar të dalë pa e paguar mishin e terur në vlerë prej 70 eurove”, ka thënë Shala.
Në anën tjetër, Shala tha se raporti gjen edhe për hetime të mangëta nga ana e Prokurorisë. Sipas tij, IKD nga rastet e monitoruara gjatë vitit 2022 ka gjetur disa raste kur Prokuroria pas më shumë se pesë vitesh nga ngritja e aktakuzës është tërhequr nga ndjekja penale ndaj të akuzuarve. Kjo ka ardhur si rezultat i mosndërmarrjes së veprimeve hetimore adekuate nga Prokuroria në fazën hetimore.
Tutje, Shala tha se në këtë raport është trajtuar edhe çështja e zvarritjes së lëndëve, ku sipas tij ka raste nga viti 2007, për të cilat ende s’është mbajtur shqyrtimi fillestar. Shala tha se IKD përmes raporteve dhe reagimeve gjithnjë ka rekomanduar dhe kërkuar nga institucionet e sistemit të drejtësisë që të merren masat adekuate që rastet të trajtohen brenda një afati të arsyeshëm kohor.
Gjatë prezantimit të raportit, Shala tha se gjatë monitorimit kanë gjetur se ka zvarritje të theksuar tek rastet e politikanëve të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Veç tjerash, Shala tha se rast ilustrativ i dështimit të Gjykatës në rastet ndaj politikanëve është edhe rasti ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe të tjerëve, të cilëve më 27 qershor 2023 iu është parashkruar aktakuza për huliganizëm gjatë protestës së VV-së në vitin 2013. Lidhur me zvarritjet dhe parashkrimin e këtij rasti, një ndër arsyetimet e gjykatës kishte qenë mungesa e të pandehurve në seanca.
Ndryshe, “Betimi për Drejtësi”, kishte njoftuar paraprakisht se ky rast do të arrinte parashkrimin. Ky rast ishte gjykuar nga gjykatësi i Departamentit të Përgjithshëm, Eroll Gashi.
Shala tha se për trajtimin joefikas ta rasteve të politikanëve nga gjyqësori dhe mosrespektimin e afateve ligjore, IKD nga monitorimi sistematik që i bën sistemit të drejtësisë ka evidentuar raste të tilla edhe vitet e mëhershme, me çka ka konsideruar se kjo qasje e gjyqësorit krijon një perceptim negativ tek publiku për mungesë të guximit të trajtimit të rasteve të politikanëve nga ana e gjykatave, veçanërisht nëse rastet e të njëjtëve parashkruhen.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Rama: Në Shqipëri paga më mirë se në Greqi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën