Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ndaj Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ku sipas IKD-së në mënyrë të kundërligjshme e ka caktuar Prokurorin, Kujtim Munishi në pozitën e U.D. të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Sipas njoftimit për media, ky i fundit, ka shërbyer si shef i Departamentit të Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, derisa propozimi dhe miratimi për emërimin e tij në pozitën e përkohshme të UD Kryeprokurorit të Prishtinës është bërë në mbledhjen e KPK-së të mbajtur më 7 qershor 2019.
“Për më tepër, në nenin 14 pika 2 të Rregullores për Emërimin e Kryeprokurorëve të miratuar nga vet KPK dhe që është në fuqi, përcaktohet se në rast të pushimit të mandatit të Kryeprokurorit, zëvendës-kryeprokurori e ushtron pozitën e Kryeprokurorit por jo më gjatë se tre muaj. Mbi këtë bazë vendimin për caktimin e U.D. e merr Këshilli Prokurorial i Kosovës”. Ky obligim ligjor është shkelur nga KPK, e cila ka anashkaluar zëvendës kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ka propozuar dhe caktuar për ushtrues detyre të kryeprokurorit, prokurorin Kujtim Munishi”, thekson IKD në reagim.
IKD vlerëson se kjo logjikë e veprimit nga KPK, duke shkelur politikat e saj që rregullojnë administrimin dhe menaxhimin e sistemit prokurorial, të cilat vetë i ka miratuar, dëshmon se qëllimi i emërimit të prokurorëve të caktuar në këto pozita është që të njëjtit të jenë në rolin e argatit ndaj grupeve të caktuara të interesit.
“Për IKD-në është e papranueshme logjika e veprimit në këtë mënyrë të kundërligjshme, sidomos në rastet si ky, kur tendenca e drejtuesve të KPK-së shkon në drejtim të shpërblimit të kundërligjshëm me pozita dhe ngritje të shpejtë në karrierë të prokurorit Kujtim Munishi, për të cilin IKD dhe mediat e pavarura kanë raportuar për shërbimin që ai ka bërë për Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, të cilit ia ka mbyllur në mënyrë të kundërligjshme hetimin për dosjen e manipuluar të provimit të jurisprudencës”, thekson tutje IKD.
Për më tepër, IKD e konsideron të papranueshme qasjen dhe politikën e ndjekur nga KPK që në pozita udhëheqëse të caktoj persona me integritet të cenuar dhe ndaj të cilëve publiku ka mungesë të besimit në pavarësinë dhe paanshmërinë e tij në ushtrimin e funksioneve prokuroriale.
IKD i bën thirrje të gjithë anëtarëve me integritet në Këshillin Prokurorial, prokurorëve me integritet në sistemin prokurorial, përkatësisht në Prokurorinë Themelore në Prishtinë që të reflektojnë mbi këto veprime të kundërligjshme, duke ndërmarrë veprime adekuate në përputhje me ligjin për të kthyer ligjshmërinë në KPK, si rruga e vetme për të kthyer besimin e publikut në sistemin prokurorial dhe sistemin e drejtësisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?