Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me mbështetje të Projektit të USAID-it për Drejtësi, organizoi një tryezë diskutimi për çështjet e pagave jubilare, duke publikuar raportin e titulluar “Kostoja e Pagave Jubilare të Papaguara: Raport Analitik mbi Ndikimin Financiar dhe Efikasitetin Gjyqësor”.
Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Komuna e Gjakovës, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, avokatë, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe studentë të Klinikës Ligjore të IKD-së.
Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i IKD-së, theksoi se ndërsa komunat janë të gatshme të përmbushin detyrimet e tyre për pagat jubilare, mungesa e vullnetit nga Qeveria dhe Kuvendi pengon zgjidhjen e këtyre rasteve. Nga ana tjetër, Edona Ahmetaj nga USAID-i theksoi rëndësinë e raportit të IKD-së në evidentimin e problemeve dhe ofrimin e zgjidhjeve për përmirësimin e situatës, me fokus tek qytetari si qendër e sistemit.
Gjyqtari Agron Maxhuni shprehu shqetësimin për ngarkesën e panevojshme të gjykatave me raste që burojnë nga Kontrata Kolektive, ndërsa Vjollca Shyti nga Komuna e Gjakovës vlerësoi bashkëpunimin me drejtoritë për të minimizuar numrin e rasteve që përfundojnë në gjykata.
Raporti i IKD-së tregon se ngarkesa e gjykatave për raste jubilare ka pësuar ndryshime gjatë viteve, me një rritje në vitin 2021 dhe një rënie në vitet pasuese. Statistikat tregojnë një ulje të ndjeshme të rasteve jubilare në krahasim me lëndët e tjera civile, duke rënë nga 20% në vitin 2021 në 8% në vitin 2023.
Mesatarisht, qytetarët në rajonet e ndryshme të Kosovës kanë iniciuar padi për paga jubilare, me rajonin e Prishtinës që udhëheq me numrin më të madh të padive, ndjekur nga rajonet e Mitrovicës dhe Gjilanit. Rajoni i Gjakovës regjistroi numrin më të vogël të padive.
Raporti thekson se vendimet gjyqësore për këto raste kanë zgjatur mesatarisht 690 ditë, dhe në 70% të rasteve, paditë janë aprovuar plotësisht. Kostoja vjetore e paguar nga institucionet shtetërore për pagat jubilare arrin deri në 10 milion euro.
Në fund, Arrita Rezniqi nga IKD rekomandoi që Ministria e Financave të ndajë buxhet të mjaftueshëm për komunat, në mënyrë që rastet e pagave jubilare të zgjidhen në rrugë administrative dhe të shmanget ngarkimi i gjykatave. Gjithashtu, ajo theksoi rëndësinë e ndërmjetësimit si një zgjidhje e mundshme për uljen e numrit të rasteve që përfundojnë në gjykata./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa