Idrizi takohet me Nusret Pllanën, gazetarin e “Zërit të Kosovës së Lirë”
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, është takuar me Nusret Pllanën, gazetarin e “Zërit të Kosovës së Lirë”.
Ata kanë diskutuar për periudhën e luftës dhe përjetimet e asaj kohe, e njëkohësisht Idrizi pranoi librin e Pllanës në bashkautorësi me Hanëmshahe Ilazin, “Fëmijët shqiptarë në Kosovë, viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981-1999”, shkruan Telegrafi.
Idrizi ka thënë se ky libër përshkruan realitetin tragjik të fëmijëve shqiptarë, që ishin të prekur nga pasojat e gjenocidit dhe krimeve të luftës.
“Falënderoj Nusret Pllanën dhe znj.Ilazi për këtë vepër të rëndësishme dhe për angazhimin e tyre të pa ndalur në ndriçimin e ngjarjeve të tmerrshme që ndodhën në Kosovë gjatë periudhës 1981-1999. Ky libër është një dëshmi e fuqishme që e bën edhe më të rëndësishme ruajtjen e kujtesës dhe të vërtetës për çlirimin e Kosovës”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/






























