Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Frit Idrizi dhe drejtori i Arsimit në këtë komunë, Albanez Tahiraj, kanë vizituar sot shkollën e Mesme të Ulët 1.
Përmes një postimi, Idrizi ka thënë se kanë dalur t’i shohin përgatitjet që janë bërë për këtë vit shkollor, shkruan Telegrafi.
“Në prag të fillimit të Vitit Shkollor 2024/25, bashkë me drejtorin e DKA-së Albanez Tahiraj vizituam Shkollën e Mesme të Ulët 1 për të parë nga afër përgatitjet që janë bërë”, ka thënë Idrizi.
Kryetari Idrizi e ka përgëzuar drejtorin dhe kolektivin e kësaj shkolle për rezultatet e arritura, derisa ka bërë të ditur se do të vazhdojnë me vizita edhe në shkollat tjera.
“Do vazhdojmë me vizita edhe në shkollat tjera”, ka thënë ai. /Telegrafi/