Idris Elba i shton thashethemet se do ta luajë James Bondin
Aktori britanik, Idris Elba, ka nxitur thashetheme se ai do të jetë aktori i radhës që do ta portretizojë James Bondin.
Pas xhirimit të filmit të fundit për agjentin sekret, Daniel Craig do të tërhiqet nga roli ikonik, ndërsa tash e sa kohë spekulohet për ylli e ardhshëm që do ta luajë ‘007’.

Ndërsa përmes një postimin në Twitter, Elba e ka përdorur thënien e famshme të Bondit duke iu referuar emrit të tij.
“Unë jam Elba, Idris Elba”, ka shkruar ai në këtë rrjet social.
https://twitter.com/idriselba/status/1028552314183999488
Idris Elba është një prej aktorëve më të kërkuar në Hollywood, ndërsa producentja Barbara Broccoli ka thënë se dyert janë të hapura për aktorët më të mirë.
Nga ana tjetër, ka pasur kërkesa që Bondi të portretizohet nga një aktor me ngjyrë, madje edhe nga një femër.

Broccoli ka thënë se Elba mund të jetë Bondi i ri, mirëpo duhet të punojë në ndërtimin e fizikut të tij, sepse duhet të jetë në formë shumë të mirë për ta luajtur agjentin sekret.
Craig do të tërhiqet nga roli ikonik pas lansimit të filmit të tij të fundit në rolin e James Bondit që është caktuar të jepet premierë më 8 nëntor 2019. /Telegrafi/








































