Forcat Mbrojtëse të Izraelit pretendojnë të kenë vrarë disa militantë të Hamasit në jug dhe veri të Gazës, derisa betejat e ashpra janë duke vazhduar.

Në njoftimin më të fundit në Telegram, IDF-ja izraelite ka njoftuar se “se ka goditur dhjetëra objekte” të Hamasit në jug të qytetit Khan Younis, dhe se trupat e tyre janë “kanë detyruar një celulë të Hamasit të dalin nga tunelet” që i përdorin për sulme.


2

Gjatë luftimeve, izraelitët pretendojnë se kanë vrarë dy prej militantëve të Hamasit dhe se kanë arritur të shkatërrojnë disa tunele, transmeton Telegrafi.

3

Në veri të qytetit Jabalia, trupat kryen bastisje ku gjetën një qendër stërvitore të Hamasit. Madje thonë se kjo qendër stërvitore qon drejt rrjetit të tuneleve.

4

Ata shpërndanë edhe fotografitë nga operacioni tokësorë, ku shihen ushtarët izraelitë që kanë arritur të futen thellë në këto pika. /Telegrafi/