LAJMI I FUNDIT:

Identifikohen katër viktima nga Gjakova në aksidentin që ndodhi në Kroaci

Identifikohen katër viktima nga Gjakova në aksidentin që ndodhi në Kroaci
Foto: Arkiv

Gjakova është ndër komunat më të prekura nga tragjedia që ndodhi në Kroaci.

Kryetari i kësaj komune Ardian Gjini ka thënë se Gjakova është goditur rëndë nga ky aksident.

“Gjakova e ka pësuar keq. Është tepër e rëndë të mendojnë se si ndihen familjet e viktimave. Janë katër viktima nga Gjakova. Pos bashkë vozitësit që është konfirmuar më herët se ka ndërruar jetë në këtë tragjedi, kemi edhe katër viktima tjera. Kemi një nënë dhe një vajzë nga fshati Devë, dhe një tjetër grua nga fshati Lipovec”, ka thënë Gjini në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.


I pari i Gjakovës thotë se sonte janë mbledhur të gjitha strukturat për të parë se si do të vepruar tutje.

Ai thotë se janë të gatshëm të ndihmojnë të gjitha familjet e viktimave në këto momente të vështira.

Gjini thotë se ka pasur takime edhe me zyrtarët e qeverisë, të cilët thotë se kanë ardhur me emrat e viktimave me ç’rast edhe janë njoftuar familjarët.

“Tani kemi disa të panjohura pasi disa nga viktimat janë qytetare të Gjakovës por me prejardhje nga komunat tjera. Do të shohim se si do të kryhen procedurat e varrimit për ata që tashmë kanë ndërruar jetë fatkeqësisht”, deklaroi ndër të tjera Ardian Gjini./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, Serbia nuk po lejon qasje në “historinë e telefonatave”

Sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, Serbia nuk po lejon qasje në “historinë e telefonatave”

Siguri
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Blerim Isufaj nuk tregon se si ndahen lëndët në Prokurorisë Speciale

Blerim Isufaj nuk tregon se si ndahen lëndët në Prokurorisë Speciale

Drejtësi
Zjarri përfshinë lokalin në Prishtinë, lëndohet një person

Zjarri përfshinë lokalin në Prishtinë, lëndohet një person

Kronika e Zezë
Kurti publikon hartën pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare: Duhet të na shërbejë për zgjedhjet lokale

Kurti publikon hartën pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare: Duhet të na shërbejë për zgjedhjet lokale

Politikë
Kalo në kategori