LAJMI I FUNDIT:

Identifikohen dy të mitur për vjedhje në zyrën e gjendjes civile në Gjonaj të Hasit

Identifikohen dy të mitur për vjedhje në zyrën e gjendjes civile në Gjonaj të Hasit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datën 21 shkurt rreth orës 08:35 ka marre informatën se persona të dyshimtë kanë depërtuar në brendësi të zyrës së gjendjes civile në Gjonaj të Hasit, Prizren.

Ankuesi “Zyrtar i lartë” përgjegjës i zyrës së gjendjes civile ka raportuar se persona të dyshuar deri atëherë të panjohur, kishin thyer xhamin e dritares dhe kishin depërtuar në brendi të zyrës dhe nga aty kishin vjedhur vulën zyrtare të gjendjes civile.

“Sipas ankuesit kjo zyre punon dy dite në jave dhe që nga dita e enjte me datë 16.02.2023 kur është mbyllur në ora 15:30 ka qene gjithçka në rregull, ndërsa me datë 21 shkurt 2023, në ora 08:30 është vërejtur se ishte kryer vjedhja, në këtë objekt nuk ka roje e as kamera te sigurisë.


Në vendin e ngjarjes ka dale patrulla policore, hetuesi kujdestar si dhe forenzika”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar qe te iniciohet rasti si “Vjedhje e rënde” i cili shkon në procedure të rregullt.

Pas një pune intensive hetimore nga Njësiti i hetuesisë Stacioni Policor Prizren, me datë 24.02.2023, është arritur që të gjendet vula e vjedhur.

“Vula në fjalë është gjetur e thyer në pjesën e kornizës, por pjesa bazike e pa dëmtuar, po ashtu janë identifikuar dy të dyshuar, të njëjtit pranojnë se kanë kryer këtë vepër”, thuhet në njoftim.

Dy të dyshuarit janë nën moshën 14 vjeçare.

Për rastin në fjalë është informuar prokurori kujdestar, Prokuroria Themelore Prizren, Departamenti për të Krime të Rënda, me rekomandim të së cilit ky rast do të mbyllet me Raport të Veçante, pasi që të dyshuarin nuk mbajnë përgjegjësi penale. Vula në fjalë do të ju kthehet personit përgjegjës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Lajme
Vajza e kryeshefit të policisë në Medvegjë i quajti shqiptarët minj, Lutfiu i dërgon shkresë institucioneve ndërkombëtare

Vajza e kryeshefit të policisë në Medvegjë i quajti shqiptarët minj, Lutfiu i dërgon shkresë institucioneve ndërkombëtare

Lugina
Mosmarrëveshje në komunikacion, policia publikon videon e arrestimit kur një person sulmoi fizikisht një tjetër

Mosmarrëveshje në komunikacion, policia publikon videon e arrestimit kur një person sulmoi fizikisht një tjetër

Kronika e Zezë
John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA

John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA

Lajme
Rama vë në dyshim deklaratat në Samitin e Klimës në Baku

Rama vë në dyshim deklaratat në Samitin e Klimës në Baku "nëse ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë si zakonisht"

Lajme
Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro

Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro

Lajme
Kalo në kategori