LAJMI I FUNDIT:

Ideja e rritjes afatgjate fiton Çmimin Nobel 2018 për Ekonomi

Ideja e rritjes afatgjate fiton Çmimin Nobel 2018 për Ekonomi

Akademia Mbretërore suedeze e Shkencave ka vendosur të vlerësojë me Çmimin Nobel për Shkencat Ekonomike për këtë vit dy ekonomistë amerikanë, William D. Nordhaus dhe Paul M. Romer.

Nordhaus dhe Romer kanë hartuar metoda që trajtojnë disa nga çështjet më themelore të kohës sonë, si rritja afatgjate e qëndrueshme në ekonominë botërore dhe mirëqenia e popullsisë së botës.

Hulumtimi i Nordhaus tregon se si aktiviteti ekonomik ndërvepron me kiminë bazë dhe fizikën për të prodhuar ndryshime klimatike. Ai ishte personi i parë që krijoi një model sasior që përshkruan bashkëveprimin botëror midis ekonomisë dhe klimës. Modeli i tij tani është i përhapur dhe përdoret për të shqyrtuar pasojat e ndërhyrjeve të politikës në klimë, për shembull taksat e karbonit, përcjell Telegrafi.


Ndërsa, hulumtimet Romerit tregojnë se akumulimi i ideve mbështet rritjen ekonomike afatgjate. Ai demonstroi se si forcat ekonomike qeverisin gatishmërinë e firmave për të prodhuar ide dhe novacione të reja.

Teoria e Romerit, apo siç njihet teoria endogjene, ka gjeneruar sasi të mëdha të hulumtimeve të reja në rregulloret dhe politikat që nxisin ide të reja dhe zhvillim afatgjatë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Ekonomi
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Ekonomi
Kalo në kategori