Icardi barazon Ibran me gola te Interi

Interi ka fituar ndaj Crotones me rezultat 3-0.
Dy gola në këtë takim i shënoi Mauro Icardi, duke ngritur kështu numrin e golave në këtë sezon në dhjetë.
Me këtë rast Icardi barazoi Zlatan Ibrahimovicin me gola te Interi në Serie A.
Tashmë të dy kanë në 57 gola, por suedezi i janë dashur vetëm 88 paraqitje, kurse Icardit 103.
Ndeshja e ardhshme e Neroazzurrëve është ndaj Milanit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
07/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































