Zlatan Ibrahimovic është duke u rikuperuar nga lëndimi që e pësoi në ligamentet e gjurit dhe pritet që në fillim të vitit të ardhshëm të rikthehet te Milani.

Sulmuesi suedez ka gëzuar ndjekësit në rrjetet sociale me një postim ku tregon trupin e tij edhe pse ka hyr në moshën 41-vjeçare, është ende në gjendje fantastike dhe gati për sfidat e reja që e presin.


Për shkak të një operacioni të fundit në gju, Ibrahimovic nuk e nisi edicionin 2022/23 me Rossonerët, por që vazhdon ta mbajë vetën në formë.

Ai tani ka postuar një foto në llogaritë e tij në rrjetet sociale dhe dëshmon se mosha për të është vetëm një numër.

Në një ring boksi, ai ka uruar të gjithë për festat e Kërshëndellave, duke ia shtuar në fund  shkronjën "Z" (Zlatan), ndërsa muskujt e tij janë ekstremist të definuar.

Kujtojmë se Ibrahimovic ka kontratë me kampionin e Serie A-së deri në fund të këtij sezoni, ndërsa më pas mund të vendos edhe për pensionim. /Telegrafi/

telegrafi sport app