Ekonomia e Shqipërisë në pesë muajit e parë të vitit është rritur me 41.8 miliardë lekë [346 milionë euro] krahasuar me të njëjtën periudhë me një vit më parë, tha sot Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj.
Gjatë një konferece me gazetarët, Ibrahimaj deklaroi se sipas një analize vlera e përllogaritur si pasojë e efektit të çmimeve është 13 miliardë lekë.
“Të ardhurat në pesë-mujor 233 miliard lekë, duke u rritur me 21.8 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Rritja ka qenë e gjerë, si në akcizë, si në kontribute, ashtu dhe në tatimin mbi vlerën e shtuar”, ka thënë ministrja.
“Vlera totale e rritjes së të ardhurave krahasuar me vitin e kaluar ka qenë 41.8 miliardë lekë. Ministria e Financave ka bërë një analizë se sa ka qenë kjo vlerë si pasojë e rritjes së çmimeve dhe sa vjen nga aktiviteti i bizneseve. Vlera e përllogaritur si pasojë e efektit të çmimeve është 13 miliardë lekë. Nëse do të reduktonim efektin e çmimeve rritja në krahasim me vitin e kaluar do të ishte prej 29 miliardë lekësh apo 13 për qind më shumë se e njëjta periudhë se një vit më parë”, ka shtuar ministrja.
“Ekonomia shqiptare për 5 mujorin është rritur paçka rritjes së çmimeve. Kjo rritje ka ardhur e bazuar në qarkullimin e sektorëve, ku përveç ndërtimit që është reduktuar me 1.6 për qind, kemi pasur rritje në të gjithë sektorët e tjerë në total qarkullimi i sektorëve është 13.5 për qind: Prodhimi është rritur 8.6 për qind, shërbimet 2.5 për qind, transporti 28.5 për qind dhe tregtia me 50.4 për qind”, tha Ibrahimaj.
Ibrahimaj tha se shqetësim kryesor mbetet rritja e çmimeve, ndërsa rritja ekonomike për vitin 2022 pritet të jetë 3.24 për qind.
“Rritja ekonomike ne tremujorin e parë ishte 5.97 për qind. Në krahasim me tremujorin e katërt të vitit të kaluar kemi pasur një përshpejtim të rritjes ekonomike. Ne presim rritje me 3.24 për qind rritje për gjithë vitin. Në tremujorin e parë ka pasur rritje në të gjithë sektorët. Ka pasur rritje në të gjithë sektorët më e lartë ka qenë tek ndërtimi me mbi 25.49 për qind, ndjekur më pas nga tregtia me shumicë dhe pakicë me një rritje prej 10.55 për qind”, ka theksuar Ibrahimaj,
Sipas ministres, konsumi i popullatës u rrit me 8.63 për qind dhe përbën peshën kryesore të rritjes ekonomike, përben 78.3 për qind të GDP.
“Përshpejtimi i rritjes ekonomike dhe ngadalësimi i huamarrjes së brendshme dhe të huaj ka çuar në një reduktim të nivelit të borxhit që për tre mujorin e parë ka arritur në 69.6 për qind. Ngadalësimi i nivelit të borxhit vihet re që në vitin 2021, ku nga 74.5 për qind që ishte në 2020, në 2021 u reduktuar në 73.2 për qind”, sqaron Ibrahimaj.
“Shqetësimi kryesor në këtë pesë mujor ka qenë rritja e çmimeve të ushqimeve, kryesisht nga konflikti Rusi Ukrainë. Për muajin maj inflacioni rezultoi 6.7 për qind, ndërkohë në nivel pesë mujor, inflacioni është 5.2 për qind”, sipas ministres.
Treguesit e tërthortë tregojnë se ambienti ekonomik është stimulues për biznesin, shtoi ministrja.
“Në krahasim me muajin prill, në muajin maj kemi pasur një rritje prej 2,939 biznese të reja, ose 2.5 për qind. Ndërkohë që për periudhën janar maj kemi pasur një rritje prej 6,099 biznese të reja ose 5.2 për qind krahasuar muajin dhjetor 2021. Dhe një rritje me 17 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, ka theksuar ministrija.
“Për periudhën janar-maj kemi pasur rritje të importeve në vlerë, 27 për qind, ndërkohë që në vëllim importet janë ngadalësuar me 4 për qind. Ngadalësimi ka ardhur kryesisht si pasojë e uljes së importeve të mineraleve dhe lendeve djegëse të ndikuar nga çmimet e larta por edhe nga ulja e importeve të produkteve kimike dhe plastike. Nga ana tjetër importet e pijeve dhe ushqimeve janë rritur si në vlerë edhe në vëllim. Në vëllim janë rritur me 9 për qind dhe në vlerë me 25 për qind krahasuar më të njëjtën periudhë të një vitit më parë”, ka thënë ministrja.
“Importet në maj janë rritur me 29 për qind në vlerë, ndërsa në vëllim kanë mbetur të pandryshuar nga maji 2021”.
Duke folur edhe për eksportet, ministrja ka sqaruar se ka pasur rritje si në vëllim dhe në vlerë. “Vëllimi është rritur me 7 për qind. Në vlerë me 37 për qind në maj krahasuar me majin e vitit të kaluar”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje
![Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2024-11-13T161832Z_511547018_RC2G4BAXVCLF_RTRMADP_3_USA-TRUMP-BIDEN-1200x800-1-780x439.jpg)
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/deti-adriatik-780x439.jpg)
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë