LAJMI I FUNDIT:

IBM më i fuqishëm se Microsoft

IBM më i fuqishëm se Microsoft

Ajo që 20 vjet më parë dukej e pamundur, sot është realitet. Kompania IBM ka kaluar me të ardhura kompaninë Microsoft, duke e zhvendosur këtë të fundit në vendin e tretë.

Sipas Geekosystem, pas mbylljes së bilancit në fundjavë, IBM përllogariti një kapital prej 208 miljardë $, ndërsa Microsofti 207,9 miljardë $. Kjo vërteton edhe shqetësimin e shprehur të themeluesit të Microsoft, bill Gates, i cili gjatë kësaj jave foli edhe për një ndryshim të madh strategjik të kompanisë së tij.

Me binlancin e fundit, Microsoft renditet e treta si kompania më e fuqishme, pas Apple që përllogarit një kapital 311 miljadrë dollar dhe IBM me 208 miljardë $. /Telegrafi/