Eksperti i sigurisë dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Nuredin Ibishi ka thënë se është shenjë e mirë për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, refuzimi i kërkesës serbe për largim nga rendi i ditës votimi i anëtarësimit të Kosovës.
Ibishi në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se nëse shkohet me votim të fshehtë, si alternativë e votimit elektronik, Kosova do të kishte më të vështirë anëtarësimin në INTERPOL.
“Ekziston mundësia që të shkohet edhe me votim të fshehtë, pasi ekziston edhe kjo alternativë përpos votimit elektronik. Ky sistem i votimit ndoshta është më i disfavorshëm për Kosovën, pasi disa shtete që na kanë premtuar neve apo miqve tanë strategjikë se do të votojnë në favor të anëtarësimit në INTERPOL, mund të ndryshojnë qëndrim”, deklaroi Ibishi, përcjell Telegrafi.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së ka thënë se krahasuar me vitet e kaluara Kosova tashmë ka disa avantazhe më shumë që i shtojnë gjasat për anëtarësim në INTERPOL.
“Policia e Kosovës ka treguar besueshmëri, integritet dhe ka pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me ndërkombëtarët. Kjo i ka dhënë shtimin e përkrahjes dhe besimit nga ndërkombëtarët edhe për anëtarësim në INTERPOL. Por, edhe partnerët strategjikë na kanë përkrahur në këtë proces”, potencoi Ibishi.
Ibishi thotë se idetë e presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve, në mentalitetin ballkanik, janë provokim për luftë.
“Në kushtet ballkanike [këto ide] janë provokim për luftë. Ndryshimi apo korrigjimi i kufijve është tendencë e autoriteteve serbe për të na futur në lojë”.
“Assesi nuk duhet të hyhet në këso biseda, sepse janë shumë të rrezikshme sidomos për një mentalitet ballkanik, ku për tema të tilla nuk ka ujdi”, deklaroi Ibishi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë