Site icon Telegrafi

Ia dha paratë motrës për të blerë tiketën e lotarisë në Kaliforni, pasi fitoi një milion dollarë dëshiron ta qerasë vëllain – t’i blejë një veturë të re

Një grua nga Kalifornia thotë se do t’ia blejë një veturë të re vëllait të saj, pasi ia kishte dhënë paratë për të blerë një biletë lotarie dhe se me atë biletë doli se kishte fituar një milion dollarë.

Fituesja e identifikuar si J. Garcia i tha zyrtarëve të lotarisë në Kaliforni se vëllai i saj ia kishte dhënë paratë për ta blerë biletën, transmeton Telegrafi.

“E dija se vëllait tim i pëlqenin lojërat e fatit dhe i thash të ma blejë një biletë”, tha Garcia.

Në anën tjetër, vëllai i saj e kishte telefonuar nga marketi Cardenas në Lincoln Avenua për t’ia bërë të ditur se i kishte siguruar një biletë.

Garcia e kishte urdhëruar vëllain që ta gërvisht në mënyrë që ta kursej dhe të mos rrugën drejt marketit – duke menduar se çmimi i fituesit ishte vetëm 5 dollarë.

“Mendoj se ke fituar”, kujton Garcia momentin kur lajmin ia kumtoi në telefon vëllai.

Pasi kontaktoi zyrat e lotarisë, mësoi se bëhej fjalë për një milion dollarë.

“Pa dyshim që do t’ia blejë një veturë të re vëllait”, tha Gardia. /Telegrafi/

Exit mobile version