LAJMI I FUNDIT:

I8 sport dhe ekonomik

I8 sport dhe ekonomik

Me përmasat e saj ultra dinamike, sportive dhe karakteristika të reja të projektimit, I8 përfaqëson brezin e ardhshëm të makinave sportive.

U prezantua për herë të parë në Frankfurt Motor Show në 2011, dukë lënë gojëhapur projektuesit e të gjitha makinave sportive.

I8 është pajisur me dy motorë, njëri për rrotat e pasme me 231 KF (169 KW) dhe tri cilindra, ndërsa për rrotat e përparme një motor me bateri prej litiumi që gjeneron 130 KF (96 KW).


Shpenzimet janë vetëm 2.5 litra për 100km/h dhe arrin të lirojë vetëm 59g/km të CO2.

Për 4.6 sekonda arrin shpejtësinë 100km/h dhe shpejtësia e tij kufizohet në 250km/h. Veturës i është mundësuar auto-akumulimi gjatë vozitjes.

Është në dispozicion nga shtatori i këtij viti, me një çmim bazë prej 120.000 eurosh.

i81 i82 i83 i84