Para se të ndërtohej tuneli, shoferët duhej të kalonin kufirin në Uzbekistan nëpërmjet një rrugë të paasfaltuar në mënyrë që të udhëtojnë në mes kryeqytetit Dushanbe, dhe qytetit të saj të dytë më të madh, Khujand.

Ata gjithashtu u përballen me kërcënimin e orteqeve, gjatë gjithë vitit, pas bllokimit të rrugëve, duke i lënë njerëzit me opsionin e vetëm – fluturimin me aeroplan – udhëtim shumë i shtrenjtë për shumicën, transmeton Telegrafi.


Kështu që tuneli i gjatë rreth 5 kilometra, që kushtoi rreth 4 miliardë dollarë, i ndërtuar nga Irani, mendohej të ishte një hap përpara.

Tuneli u hap zyrtarisht në vitin 2006, por mbeti i papërfunduar deri në mars të vitit të kaluar. Pas një problemi, ai u desh të mbyllej për riparim dhe të rihapej në shtatorin e vitit të kaluar.

Ai shpejt u bë i njohur si "tuneli i vdekjes" nga vendasit dhe ata që u sfiduan nga ankthi i udhëtimit.

Është një vend i errët e i rrezikshëm, me drita të rralla brenda dhe mbytës pasi nuk ka ventilim, transmeton Telegrafi.

Vendorët kanë ndarë historitë e një numri të njerëzve që kishin mbetur të vdekur brenda për shkak të bllokimit të trafikut, ku ata i ishin nënshtruar monoksidit të karbonit.

Fakt tjetër është edhe prezenca e gropave të mëdha, të cilat në rast të reshjeve, pothuajse kthehen në pellgje, transmeton Telegrafi.

Rreziku nga shkëmbinjtë e rënë është gjithashtu prezent dhe ju duhet të jeni shumë vigjilent në qoftë se merrni një udhëtim nëpërmjet tij.

Është gjithashtu mjaft i ngushtë - me një sistem me dy korsi, me “kufijtë” shpesh të injoruar nga shoferët.

Exploruesi Silvan Graf ka përshkruar përvojën e tij brenda tunelit në fjalë, duke i publikuar pamjet edhe në YouTube.

"Edhe në kushte të mira atmosferike tuneli është i përmbytur. Kanale të pashënuara kulluese. Tunelit i mungon ndriçimi i duhur dhe ventilimi, frymëmarrja është e vështirë". /Telegrafi/