LAJMI I FUNDIT:

Hyundai ka një shef të ri

Hyundai ka një shef të ri

Duke filluar nga 1 janari 2025, Hyundai Motor Company do të ketë një CEO të ri.

Jose Munoz u emërua si kreu i ri i prodhuesit korean të automjeteve, duke pasuar CEO-n aktual, Jaehoon Chang.

Munoz është një biznesmen spanjoll i cili më parë ka shërbyer si CEO i Hyundai dhe Genesis Motor America North, përcjell Telegrafi.


Para kësaj, ai ishte Shefi i Performancës për Nissan Motor Corporation dhe Kryetar i Nissan për Kinën dhe Amerikën e Veriut për më shumë se 15 vjet.

Munoz iu bashkua markës në vitin 2019 dhe ndihmoi në rritjen e saj me produkte si Ioniq 5, duke u fokusuar në zgjerimin e markës në mbarë vendin.

Ai do të përfundojë mandatin e tij si CEO i Hyundai dhe Genesis Motor në Amerikën e Veriut me debutimin e SUV-it të ri elektrik Ioniq 9 në Auto Show 2024 në Los Angeles. /Telegrafi/