LAJMI I FUNDIT:

Hysni Gucati sot paraqitet në Speciale

Hysni Gucati sot paraqitet në Speciale

Sot në orën 15:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Hysni Gucatit.

Në njoftimin për media të Gjykatës Speciale thuhet se paraqitja e parë e Hysni Gucatit do të mbahet në seancë publike.

Lexoni të plotë njoftimin:


Të enjten, më 1 tetor në orën 15, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Hysni Gucatit.

Hysni Gucati u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Paraqitja e parë e Hysni Gucatit do të mbahet në seancë publike, e cila mund të përcillet përmes  transmetimit në Internet, me një vonesë të shkurtër në https://www.scp-ks.org/sq/transmetim

Në njoftim thuhet se seanca mund të përcillet edhe nga galeria publike e sallës së gjyqit brenda mjediseve të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Gjithashtu, DHSK-ja ka një qendër të posaçme për median, nga e cila gazetarët mund të punojnë dhe përcjellin seancat me një vonesë të shkurtër.

Për shkak të masave për të parandaluar përhapjen e Kovid-19, numri i ulëseve në galerinë publike dhe në qendrën për median do të jetë shumë i kufizuar dhe regjistrimi paraprak është i nevojshëm.

Për regjistrimin paraprak, ju lutemi të dërgoni një mesazh elektronik në public@scp-ks.org deri në orën  14 më 30 shtator.

Në mesazh duhet të shënoni emrin dhe mbiemrin, datën e lindjes, shtetësinë, numrin e pasaportës/letërnjoftimit, përkatësinë tuaj (p.sh, person privat, diplomat i akredituar, OJQ/shoqëria civile) dhe të dhëna të tjera relevante. Gazetarët duhet të japin edhe emrin e organit të medias, vendin ku janë të bazuar, si edhe një skanim të kartelës së shtypit.

Do t’ju informojnë sa më shpejt nëse ka ulëse të lira. Kërkojmë mirëkuptimi tuaj duke mbajtur parasysh kufizimet e imponuara prej masave për shëndetin publik në përgjigje të COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Vendimi për kategoritë e luftës, Klinaku: Vendim populist që bëhet në prag të fushatës elektorale

Vendimi për kategoritë e luftës, Klinaku: Vendim populist që bëhet në prag të fushatës elektorale

Lajme
Kalo në kategori