LAJMI I FUNDIT:

Hyseni: Është instaluar logjika e dhunës me maska

Hyseni: Është instaluar logjika e dhunës me maska

“E kemi të instaluar njëfarë logjike të dhunës me maska, qoftë kundër pronave private apo atyre publike”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni në Rubikon të KTV-së për gjendjen e krijuar në vend duke shtuar se “praktika e koktejit molotov është instaluar nga opozita”.

Për identifikimin e personave që po kryejnë këto veprime, Hyseni theksoi se është vështirë të identifikohen njerëz me maska që gjuajnë koktej molotovi gjatë natës dhe kjo mund të jetë arsyeja që ndonjë rast mund të kaloj edhe pa u dënuar.

Hyseni duke insistuar të distancohet nga deklarimi se kush mund t’i ketë kryer këto sulme, ka thënë se hetimet do të tregojnë nëse këto incidente kanë lidhje logjike mes vete.


“Është krijuar ambienti që tash kushdo mund ta shfrytëzoj. Nuk ja duan të mirën institucioneve. Gabon rëndë kush mendon se i bëjnë mirë opozitës”, ka thënë ai.

Organizatorët e protestës, kushdo qofshin ata duhet ta lajmërojnë policinë dhe sipas Hysenit kjo nuk po bëhet në rastet e fundit, njoftim ky i cili nuk mjafton përmes medieve.

“Policia është aty për të siguruar protestë të qetë, e jo për tu përballur me koktej molotovi, e që në protesta është hedhur nga rendet e para”, ka thënë Hyseni, duke shtuar se për identifikimin e personave nuk mund dhe nuk i lejohet të paragjykoj mirëpo i vjen mirë që opozita kohën e fundit po distancohet nga sulmet e tilla.

Për ministrin e Punëve të Brendshme pakënaqësia ndaj vendit nuk i arsyeton shkatërrimet që po i bëhen pronave private e publike.

“Edhe unë si ministër nuk jam tërësisht i kënaqur, por kjo nuk më jep të drejtë të sulmoj pronë private, shtëpi e të djeg vetura”, ka thënë ministri Hyseni.

Për çështjen e demarkacionit, Hyseni ka thënë se nuk na lejohet të paragjykojmë dhe nuk kemi nevojë të nxitohemi, duhet të presim deri sa të dal para kuvendit.

“Arsyeja e mirëfilltë është të rrëzohet qeveria. Pse nuk thuhet kjo. Është mirë që presidentja ka angazhuar një ekip ndërkombëtar. Ne si përfaqësues duhet t’i besojmë dikujt”, ka theksuar ai.

Më tutje është diskutuar edhe për marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve, çështjen e asociacionit dhe zgjedhjet e parakohshme, për të cilat Hyseni ka thënë se nuk mund të bëhen, dialogu gjithmonë është një alternativë më e mirë dhe kurrë nuk është vonë.

“Zgjedhjet nuk janë në interes të Kosovës për shkak të shumë proceseve në të cilat po kalon dhe do të kaloj, shembull liberalizimi”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, Hyseni ka thënë se komuniteti serb në masë të madhe dhe ndonëse në heshtje e njeh shtetin e Kosovës, e këtë e shohim në shumë shërbime funksionale që ata i kryejnë.

Për bastisjet në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje ai ka thënë së nuk është tejkaluar asnjë limit dhe po e njëjta procedurë do të mund të ishte edhe për ndonjë subjekt tjetër, operacion ky për të cilin ai tha se nuk ishte i njoftuar.

“Organet e pavarura të policisë i marrin këto vendime. Unë i besoj raportit zyrtar që më është bë dhe për çdo ankesë tjetër merren organet e pavarura”, ka thënë Hyseni.

I pyetur për deklaratat e deputetit të LVV, Fisnik Ismajli i cili kishte thënë se deri tani Hyseni duhet të jepte dorëheqje tri herë, ai ka thënë se nuk duhet të merren seriozisht deklaratat nga një deputet që vazhdimisht hedh gaz lotsjellës në Kuvend.

Për luftën kundër terrorizmit dhe çështjen e migrimit Hyseni ka thënë se Kosova qëndron më mirë nga shumë vende të tjera evropiane. Ndërsa i pyetur për episodën e luftimeve në Kumanovë ai u shpreh se ndjenë keqardhje që si ministri kanë shumë pak informata.

“Familjeve të tyre po ju bëhet trajtim i padrejtë. Kam informata që familja nuk po lejohet t’i vizitojë ata. Për këtë Kosova do të duhej të bënte presion përmes kanaleve diplomatike pasi nuk bën të ndëshkohet anëtari i familjes nëse tjetri ka bërë shkelje”, ka thënë ai duke shtuar se ka mungesë të bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, për të cilat ankohet vazhdimisht.

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Kalo në kategori