Elseid Hysaj ka paralajmëruar trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri, se nuk do të ishte e lehtë që ai të kalonte në anën e majtë të mbrojtjes, por se është viti i duhur për të fituar Scudetton.

Me Faouzi Ghoulam e lënduar në gju dhe me një mungesë të gjatë prej të paktën katër muaj, ka alternativa të çmueshme në skuadër dhe Hysaj është testuar në të majtë nga e djathta.


Megjithatë, mbrojtësi i kombëtares shqiptare i ka treguar trajnerit të tij, Sarri, se nuk do të ishte e lehtë të luante në të majtë të mbrojtjes.

“Ka qenë një kohë e gjatë që kur kam luajtur në atë pozitë, kështu që nuk do të ishte e lehtë, por nëse trajneri më kërkon, atëherë unë jam gati të jap gjithçka”, ka thënë fillimisht Hysaj në konferencën e tij për shtyp.

GettyImages 864725566 Hysaj gjatë një dueli me Ivan Perisicin (Getty Images)

“Ghoulam është një lojtar shumë i rëndësishëm, por kemi të tjerë që mund ta mbajnë ekipin dhe jam i bindur se mund të bëjmë mirë”.

Mbrojtësi i Shqipërisë tutje ka folur edhe për luftën për titull në kampionatin italian, Serie A.

Sipas Hysajt, pas shumë viteve pritje, ky është sezoni i duhur për ta fituar Scudetton skuadra e tij.

“Napoli ka pritur 30 vite për Scudetton dhe ky është sezoni i duhur për ta fituar atë”, përfundoi mbrojtësi shqiptar. /Telegrafi/

telegrafi sport app