Te Napoli janë optimist se Elseid Hysaj do të kthehet të shtunën në fushë ndaj Romës.

Lojtarit iu desh ta lërë fushën në ndeshje ndaj Cagliari shkaku i një shqetësimi.


Shqiptari që dha asist në atë fitore 5-0, mori një goditje në këmbë dhje u desh ta lërë fushën 15 minuta para fundit.

GettyImages 924618328 Elseid Hysaj gjatë ndeshjes me Cagliari. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)

Sipas Radio Kiss Kiss Napoli, lojtari është kthyer në stërvitje dhe në klub ka shpresa që ai do të jetë i gatshëm për përballjen me Giallorossët.

Kjo ndeshje është e rëndësishme për të dyja palët, pasi që Napoli është lider dhe e kërkon titullin, ndërsa Roma ka mbetur prapa në lufën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

GettyImages 908277604 Lorenzo Insigne, Marek Hamsik dhe Elseid Hysaj. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Hysaj ka qenë njëri ndër lojtarët kryesorë te Napoli, duke bërë 23 paraqitje.

Napoli ka tubuar 69 pikë pas 26 ndeshjeve dhe ka katër pikë më shumë se Juventusi që ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/

telegrafi sport app