Mbrojtësi i Kombëtares Elseid Hysaj ka dhënë ditën e sotme një intervistë të veçantë për “Radio Kiss Kiss Napoli”.
Shkodrani që aktivizohet në radhët e Napolit ka folur në këtë intervistë për ecurinë pozitive që po kalon skuadra e tij gjatë këtij sezoni, si dhe për dëshirën e madhe për të fituar një titull kampion me Napolin.
Hysaj vlerëson maksimalisht ish-kapitenin e Interit, Javier Zanetti për profesionalizmin dhe mënyrën se si ai luante. Për Hysajn, argjentinasi është modeli më i mirë për tu ndjekur.
“Skuadra jonë zbret gjithmonë në fushë për t’u argëtuar, e di që argëtojmë edhe tifozët tanë. Po rritemi shumë dhe me punë po përmirësohemi, por ka ende gjëra për të rregulluar”.
“Roma? Mendojmë vetëm për ndeshjen tonë. Torino është një skuadër e madhe, do të kërkojnë shpagim pas barazimit në derbi me Juven. Ne do të jemi të përqendruar për të fituar.
Mertens apo Belotti? Dris është më i fortë. Modeli im është Javier Zanetti, për profesionalizmin e tij dhe për mënyrën se si luante. Shpresoj të arrij në nivelin e tij. Lojtarët më të mirë? Ata që kemi ne.” – deklaroi shkodrani
“Kemi bërë dy pikë më shumë sesa Juve në pjesën e dytë të kampionatit. Kjo është pika nga e cila duhet të fillojmë sezonin e ardhshëm. Jemi përmirësuar shumë dhe vitin e ardhshëm duhet ta nisim me këtë ndërgjegjësim. Kemi treguar se mund të vendosim në vështirësi këta skuadra dhe të arrijmë edhe të fitojmë. Është një pikënisje për t’u përmirësuar”.
“Empoli është një qytet i vogël në të cilin rritesh e pastaj largohesh. Më pas erdha në një qytet dhe skuadër të madhe. Jam rritur shumë si futbollist dhe si njeri në ketë qytet. Ëndrra ime është të fitoj diçka në këtë qytet që e meriton. Shpresoj që herët a vonë të vijë kjo ditë. Nuk dua të bëj premtime por shihet qartë që jemi një grup i madh. Është e rëndësishme të qëndrojmë të gjithë këtu dhe të provojmë të fitojmë diçka vitin e ardhshëm. As nuk e imagjinoj çfarë feste do të bëhej nëse ndodh. Shpresoj që të fitoj këtu pasi është më bukur se çdo vend tjetër.” ishin fjalët e Hysajt
Në ketë sezon, Hysaj është aktivizuar në 40 ndeshje titullar me skuadrën e Napolit, duke u kthyer në një lider te napolitanët. Mbrojtësi nuk ka pa arritur të gjejë asnjëherë rrugën e rrjetës gjatë këtij sezoni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pique lë të kuptohet për rikthimin e mundshëm te Barcelona si president

Elvis Rexhbeçaj flet gjerë e gjatë për FIFA-n: Për Kosovën çdo gjë është e mundur

Vëllaznimi dhe Prishtina duan një vend në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, formacionet zyrtare

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

MKRS anulon tenderët për stadiumin e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës në vlerë 37 milionë euro

Manchester United do të duhet të paguajë miliona euro nëse e shkakron Ruben Amorimin

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Atletico Madrid synon yllin e Man Cityt, pasi klubi anglez përgatit rinovimin e skuadrës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?